• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Panairi i Brukselit/ Veliaj mirëpret delegacionin, fton shqiptarët të marin pjesë
Home
Sociale

Panairi i Brukselit/ Veliaj mirëpret delegacionin, fton shqiptarët të marin pjesë

22 November, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Nga data 24 Nëntor deri në 31 Dhjetor, Tirana do të bëhet pjesë e njërit prej panaireve më të rëndësishëm të dimrit, i njohur si “Winter Wonder”, i cili zhvillohet çdo vit në Bruksel, ku falë vizitorëve të shumtë nga e gjithë bota, si edhe reklamimit që i bëhet eventit në mediat ndërkombëtare, është një mundësi fantastike për promovimin e kulturës, historisë dhe turizmit tonë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mirëpriti para nisjes delegacionin shqiptar që do të përfaqësojë kryeqytetin dhe traditat e vendit tonë në panairin më të njohur të Europës.

“Jam shumë i lumtur që i urojmë rrugë të mbarë një superdelegacioni nga Shqipëria, kryesisht nga Tirana, për Panairin e Vitit të Ri në Bruksel. Ne do të kemi stendën kryesore të Panairit të Brukselit, të mbushur me produkte shqiptare, muzikë shqiptare, kostume shqiptare, do të flasim shqip, do të kemi vallëzime dhe shumë aktivitete, pothuajse në të gjitha 40-të netët e Brukselit. Panairi do të jetë i hapur duke filluar nga data 24 Nëntor e deri për Vitin e Ri dhe besoj se s’ka për të pasur Krishtlindje dhe një Vit të Ri më të mirë, se sa duke vizituar stendën tonë për ushqimet, kulturën, muzikën dhe shoqërinë shqiptare”, tha Veliaj.

Duke u uruar mbarësi përfaqësuesve tanë në Panairin e Brukselit, Veliaj ftoi të gjithë shqiptarët kudo ku janë që të bëhen pjesë e këtij aktiviteti dhe të vizitojnë stendën shqiptare. “Ftojmë dhe i mirëpresim të gjithë shqiptarët që jetojnë në Bruksel, në Hollandë, në Gjermani, në të gjithë Europën Veriore, kush ka dëshirë edhe nga Shqipëria, apo vende të tjera, të na bashkohen. Kështu që, për të gjithë shqiptarët që përgatisin festat në Europën Veriore, pikëtakimi është sheshi kryesor në Bruksel, në datën 24 nëntor deri në datën 31 dhjetor, ku do t’ju mirëpresim me të gjithë të mirat që ka kjo tokë dhe ky vend”, shtoi ai.

Kreu i Bashkisë shprehu bindjen se ky panair do të jetë një mundësi shumë e mirë për të ndërtuar ura bashkëpunimi mes bizneseve vendase dhe atyre të huaja, për t’i dhënë një impuls pozitiv ekonomisë. “Mezi pres që të lidhim marrëdhënie të reja, partneritete, të lidhim shoqëri dhe miqësi apo të lidhim biznes me shumë prej atyre që do takojmë atje, qofshin këta shqiptarë a të huaj, dhe ju uroj që të vini të gjithë faqebardhë dhe të keni një 40-të ditësh fantastik”, deklaroi Veliaj.

Panairi i Brukselit është një nga më të mëdhenjtë në Europë, që vizitohet çdo vit nga më shumë se 2.000.000 vizitorë nga e gjithë bota.

Shqipëria do të përfaqësohet me një seri aktivitetesh si Konferenca Ndërkombëtare “Tiranë – Bruksel, rrugëtimi historik i shqiptarëve”; takimeve dypalëshe midis përfaqësuesve të biznesit shqiptar dhe atyre europianë; vendosje të marrëdhënieve bashkëpunuese midis operatorëve turistikë shqiptarë dhe europianë, si dhe një seri eventesh dhe programesh artistike-kulturore. Po ashtu, Tirana do të ketë hapësirën e saj në qendër të Brukselit për të promovuar produktet tradicionale shqiptare, sikurse janë produktet artizanale, prodhimet e kuzhinës shqiptare etj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sondazhi: 40% e gjermanëve duan që Merkel të rikandidojë
Previous article Hapja e negociatave në rrezik? Gazetari i EuReporter: Rama e ka gati fajtorin, Basha dhe…

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT