• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PRINDËR “TUTORË” DHE “URDHËRUES”/ Nga dy bashkëshortët që NXIRRNIN në rrugë djalin deri tek 21-vjeçari që…
Home
Breaking News

PRINDËR “TUTORË” DHE “URDHËRUES”/ Nga dy bashkëshortët që NXIRRNIN në rrugë djalin deri tek 21-vjeçari që…

9 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Rasti i fundit i 12-vjeçarit që shfrytëzohej nga një i ri nga Kamza për të vjedhur sende me vlerë, ose edhe para nga qytetarët në plazhe kanë të bëjnë edhe me raste të tjera, të trajtuara nga blutë e kryeqytetit, apo edhe të zonave të argëtimit (si plazhet, apo pishinat).

Në harkun kohor të 10 viteve, Policia e Shtetit ka paralajmëruar shumë pak raste të kapura lidhur me grupe të organizuara për vjedhje të planifikuar për sende me vlerë, dhe për para në plazhe.

Këtu flasim për momente ku janë arrestuar grupe lypsarësh si shqiptarë, dhe të ardhur që maskoheshin për të vënë në veprim planet e tyre të vjedhjeve.

ALPENews.al raportoi mesditën e sotme për një rast që ndodhi në qytezën e Kamzës ku një 21-vjeçar planifikonte vjedhje me anë të një të mituri vetëm 12-vjeç.

Lajmi për të Miturin (1)

Por sa raste ka patur lidhur me grupet e organizuara ose jo për të vjedhur në plazhe, ose nëpërmjet maskimit si lypsarë, këtë do të shqyrtojmë mëposhtë në ALPENews.al

Rasti i Parë – Gusht 2011

16 të mitur janë shoqëruar në komisariat në bazë të plani masash të marrë nga policia e Tiranës për identifikimin e personave që i detyrojnë ata të lypin rrugëve. Të miturit janë ndaluar me qëllim zbulueshmërinë e tutorëve si dhe personave që i shfrytëzonin në këmbim të joshjes së lekëve si dhe në forma të tjerë të kërcënimeve. Rasti i parë është me një 30 vjeçar i quajtur Fatmir Meta.

Rasti i Dytë – Prill 2013

Pesë fëmijë të komunitetit rom janë shpëtuar dje nga trafikimi i mundshëm drejt Greqisë, nga policia kufitare 10 kilometër larg Kakavijës. Në pranga kanë rënë dy gra dhe shoferi i makinës, ndërsa fëmijët ishin të gjithë të moshës 2 deri në 8 vjeçe.

Autorët, dy gratë dhe shoferi i makinës janë shoqëruar në polici për t’u përballur me akuzën për rrëmbim fëmije e trafikim të miturish, ndërsa fëmijët janë nën mbrojtje të policisë, deri në kthimin e tyre pranë familjeve. Policia Kufitare e Kakavijës kë bërë të ditur, se ata nuk kanë kaluar legalisht nga pika kufitare. Kështu që, mendohet se ata kanë kaluar ilegalisht nëpërmjet malit dhe matanë kufirit janë pritur nga makina që po i dërgonte në thellësi të Greqisë.

Rasti i Tretë – Maj 2017

Një burrë dhe një grua në Tiranë, Ronald Ziu 26 vjeç dhe Rovena Fejzo, 25 vjeçe, janë arrestuar nga Policia pasi një fëmijë të mitur jetim e detyronin të lypte në rrugë, i merrnin paratë dhe e linin po aty të braktisur. Policia e Tiranës njoftoi se arrestoi Ziun dhe Fejzon sepse kishin detyruat të lypte për ta, fëmijën e mitur me iniciale F. K.

Rasti i Katërt – Tetor 2017

Dyzetenjë shtetas shqiptarë janë ndaluar nga policia e Kosovës pasi lypnin në kryeqytetin Prishtinë. Policia e Kosovës ka ndaluar 42 shtetas nga Shqipëria të cilët lypnin në rrugët e Prishtinës. Mes tyre janë 18 fëmijë dhe 23 persona në moshë të rritur. Mësohet sa ata kanë hyrë ilegalisht në Kosovë.

Rasti i Pestë – Nëntor 2017

Një grup i organizuar prej 11 personash është kapur në zonën e Prishtinës, në Kosovë ku janë identifikuar rreth 8 shtetas shqiptarë të cilët kishin marrë me vete fëmijët e tyre, ku i kanë detyruar që të punojnë si lypësa. Ngjarja ka ndodhur një disa muaj më parë në Nëntor të 2017. Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë bashkëpunuar për arrestimin e personave të kapur.

RAPORTI PËR LYPSARËT NË SHQIPËRI

502 fëmijë romë prej vitesh rezultojnë të zhdukur pa asnjë adresë dhe qeveria shqiptare dyshon, se këta mund të jenë përdorur për qëllime trafikimi në Greqi ose vende të tjera. Fëmijët romë nuk figurojnë të regjistruar nga Interpoli si persona të zhdukur.

/AlpeNews.al

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CEREMONIA E PRESIDENTIT TURK/ Recep Tayyip Erdogan jep betimin në Parlamentin e Turqisë
Previous article NJË JAVË PA FOLUR ME BURRIN/ 29-vjeçarja kërkon ndihmë: Iku në Gjermani, por…

g.autor

Postime të ngjashme

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m Aktualitet

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit Aktualitet

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT