• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Fshati zviceran që paguan 60,000 euro për banorët që dëshirojnë të jetojnë aty
Home
Jetë

Fshati zviceran që paguan 60,000 euro për banorët që dëshirojnë të jetojnë aty

21 November, 2017 Redaktor2 Jetë

Nëse keni dëshiruar ndonjëherë të jetoni në një qytet të qetë dhe piktoresk në male tashmë ka ardhur momenti.

Fshati zviceran i Albinen, pranë Leukerbadit do të votojë mbi një iniciativë që ofron para për jorezidentët që janë të gatshëm të jetojnë në këtë fshat për të paktën 10 vite.

Këta banorë të rinj do të paguhen 25,000 franga për të rriturit dhe 10,000 franga për fëmijët, dhe një total prej 60,000 për një familje me katër persona, shkruan Euronews.

Banorët e këtij fshati të vogël janë larguar në një masë të madhe ndër vite.

Vetë fshati ka 240 banorë dhe largimet masive po ndikojnë shumë në suksesin ekonomik të vendit.

Shumë prej njerëzve të larguar janë të rinj e familjarë. Sipas agjencisë zvicerane të lajmeve ATS, shkolla lokale duhet të mbyllet pas largimit të tre familjeve.

Nuk ka të bëjë me faktin që fshati është i pabanueshëm, përkundrazi kjo qytezë e vogël edhe pse nuk është metropol është mjaft i bukur, i pastër dhe ka një SPA të këndshme aty pranë.

Natyrisht, nuk ka shumë punë por ju do të subvencionoheni nga qyteti ose mund të punoni në qytetet më të mëdha aty ku pranë.

Ose, edhe më mirë, ndoshta ju mund të merrni një punë të largët dhe të punoni nga shtëpia juaj e mrekullueshme zvicerane.

Nëse je një prej atyre njerëzve që duan të largohen nga jeta e qytetit, ekzistojnë disa kritere që duhet të përmbushni.

Përveç se duhet të pranoni të jetoni në këtë vend për një dekadë, aplikantët e kualifikuar duhet të jenë nën moshën 45 vjeç.

Pronat që ata zgjedhin në fshat duhet të keni një vlerë minimale prej 200,000 frangash dhe kjo shtëpi duhet të jetë shtëpia juaj e përhershme dhe jo një vendbanim i dytë.

Nëse ju dëshironi të largoheni para 10 viteve jeni të detyruar t’i paguani qytetit investimet që kanë bërë për ju.

Dhjetë vite në këtë qytezë të vogël por të bukur nuk janë aspak keq.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Në luftë me CNN, qeveria amerikane, padi kundër blerjes nga “AT&T”
Previous article La punën dhe 93 eurot e fundit i investoi në ëndrrën e tij, sot fiton 40 mijë euro në muaj

Redaktor2

Postime të ngjashme

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT