• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
La punën dhe 93 eurot e fundit i investoi në ëndrrën e tij, sot fiton 40 mijë euro në muaj
Home
Jetë

La punën dhe 93 eurot e fundit i investoi në ëndrrën e tij, sot fiton 40 mijë euro në muaj

21 November, 2017 k.autor Jetë

Emri i tij është Johnny Ward, është 33 vjeç dhe është dëshmia më e mirë se gjithçka mund të arrihet në jetë, nëse keni ndonjë ëndërr të cilën gjithmonë keni pasur dëshirë ta jetësoni, shkruan Daily Mail.

John kishte dhënë dorëheqje nga puna e tij në Sidney, dhe 93 eurot e fundit që i kishte i investoi në atë që gjithmonë kishte dashur të bëhet,  bloger.

Ai duke udhëtuar deri më tani ka fituar afro dy milionë euro, kurse karrierën e filloi si një turist që të gjitha gjërat e nevojshme i barte në çantën e shpinës. Sot, udhëtimet e tij kushtojnë shumë.

John jeton nga reklamat në blogun e tij, kurse gjatë udhëtimeve viziton vendet për të cilat dikur kishte ëndërruar dhe pretendon se jeta e tij është si ajo në ëndrra.

“Kam hequr dorë nga puna ime në Sidney pasi kisha dëshirë të udhëtojë nëpër botë dhe të bëhem bloger. Kur më kanë lajmëruar kompanitë e interesuara për reklamim, mendoja se miqtë po tallen me mua. Por, për fat të mirë sot kemi bashkëpunim të ngushtë. Fle nëpër vende të ndryshme të botës, punojë dhe argëtohem gjithkund, zgjohem në orë të çuditshme që të arrij në kohë në aeroport që të mos i humb fluturimet”, ka deklaruar ai.

Ai ka lindur në Irlandë, dhe prindërit e tij ishin zhvendosur në Irlandën e Veriut kur ai ishte fëmijë. Ata ishin të varfër dhe për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike, prindërit nuk mund t’i siguronin të holla për udhëtime të ndryshme nëpër botë.

Por, pasi përfundoi fakultetin vendosi të marrë pjesë në testimin mjekësor  të barnave, në mënyrë që të mbledh para për udhëtime, duke marrë parasysh faktin se familja nuk ishte në gjendje t’ia plotësonte.

“Testimi i barnave ka qenë mënyra e vetme që të mbledh shuma të mëdha parash për një kohë të shkurtër. Pas kësaj pune, kam punuar në kampe verore me fëmijë që kanë probleme të realizojnë fluturime në Amerikë, gjë që më ka ndihmuar të vizitojë shumë vende. Pasi vija nga një familja e varfër, pas përfundimit të studimeve më është dashur të punojë shumë. Ndoshta kjo edhe është arsyeja pse kam marrë pjesë në testimin e barnave dhe kam dhënë gjuhën e letërsisë angleze në Tajlandë”, ka shtuar ai.

Por, ideja që të fitojë shumë para i ra në kokë ndërsa punonte në Sidney.

Për fillimin e këtij biznesi, përveç biletës së aeroplanit i janë nevojitur vetëm 100 dollarë, të cilat ia kishte dhënë një të riu nga Filipinet që t’ia dizajnoj blogun.

“Fillova punën me blog, dhe Brenda një kohe të shkurtër fitoja katër mijë euro në muaj. Më pas fillova punën në disa blogje të tjera, ku punësova njerëz të tjerë që shkruanin shpejt dhe më sillnin shuma marramendëse në muaj – deri në 40 mijë euro”, pretendon John.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Fshati zviceran që paguan 60,000 euro për banorët që dëshirojnë të jetojnë aty
Previous article Politika e Jashtme, Fleckenstein: Shqipëria ka bërë hapa më të dukshme në të gjithë Ballkanin

k.autor

Postime të ngjashme

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT