Policia e Lushnjës ka vendosur në pranga dy përsona ditën e sotme.
Dy shtetasit Nuri Hatija dhe Eduart Sharka në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë grabitur në rrugë një 30-vjeçar duke i marrë të gjitha të hollat dhe më pas janë larguar me vrapë. Por jo shumë kohë pas ngjarjes policia i ka idnetifikuar dhe i ka vendosur në kërkim autorët nën veprën penale VJEDHJE.
Pas dy muajsh në kërkim të dy autorët u arrestuan ditën e sotme. Parashikohet që secili prej tyre të shlyej të paktën katër muaj heqje lirie.
Njoftimi i policise
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:
1.Nuri Hatija, 21 vjeç, banues në Lushnje.
2.Eduart Sharka, 23 vjeç, banues në Lushnje.
Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje me vendimin e datës 31.05.2018 i ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Vjedhje” , e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.
Këta shtetas, në datën 30.09.2017, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në lagjen “Xhevdet Nepravishta” në rrugë i kanë vjedhur shtetasit N.M, 30 vjeç një sasi lekësh.
Materialet proceduriale për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje.

Eduart Sharka


