Është konfirmuar, dy personat e helmuar në Wiltshire janë ekspozuar ndaj helmit Novichok, agjenti nervor i famshëm i prodhuar nga rusët. Ngjarja ndodh pasi helmimit të ish spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia, gjë për të cilën Britani dhe shumë vende të botës akuzuan rusët dhe dëbuan diplomatët. Deri tani qeveria britanike ka shpenzuar me miliona paund, për të dekontaminuar disa vende në Salisbury, vendi ku u helmuan Sergeri dhe Yulia, e ndërsa çifti u helmuan në një vend pranë.
Një burim nga qeveria ka thënë se hetimi ka nisur dhe kjo ngjarje ngre pyetje serioze për përfshirjen e Rusëve. Kryeministrja Theresa May ka thënë se nuk do lerë gurë pa lëvizur për të zbuluar të vërtetën e ngjarjes dhe përfshirjen e rusëve. ‘Novichok nuk zhduket. Ekziston përgjithmonë, “tregoi burimi për Metro, duke shtuar se duhet një hetim i madh ekspertësh pasi ky agjent nervor mund të prekë shumë njerëz.
.



