Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi akuzohet për rrëmbim të një adoleshenteje.
Ai quhet Shpëtim Muharremi, banues në Levan, Fier.
Ndalimi i tij u bë pasi , nga denoncimi i prindërve të një shtetaseje 17 vjeçare banuese në Gjirokastër më datë 07.12.2017, si dhe veprimeve hetimore të deritanishme, dyshohet se është autori i rrëmbimit të 17-vjeçares dhe që e mban peng për motive të dobëta, prej 6 muajsh.
Pasi Shpëtim Muharremi është prangosur vazhdojnë hetimet për lokalizimin dhe gjetjen e të mitures si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.


