Një grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se tre persona të maskuar dhe të paidentifikuar ende kanë hyrë në një banesë në fshatin Shkallnur rreth orës 3 të mëngjesit për të grabitur. Ata kanë grabitur rreth 1 milion lekë të vjetra.
Raportohet se ata i kane ndiere hajdutet dhe jane cuar nga gjumi, por autoret i kanë lidhur dhe dhunuar M.E. 77 vjeç dhe bashkëshorten e tij Sh.E. 69 vjeç.
Blute e qytetit bregdetar thane se ka dyshime që autorët të kenë qenë edhe të armatosur. Ata kane shoqeruar ne Polici deri tani disa persona te dyshuar, por ende nuk ka te arrestuar.
I moshuari 77-vjeçar ndodhet ne spitalin e Durresit jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët e ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISE:
Në datë 20.11.2017, rreth orës 03:00 në Shkallnur 3 persona me kapuç kanë vjedhur me dhunë banesën e shtetasit M.E. 77 vjeç.
Autorët kanë lidhur shtetasit M.E. dhe Sh.E. 69 vjeçe (bashkëshortë) dhe kanë marrë një sasi parash rreth 100 000 lekë. Shtetasi M.E. ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.
Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivet e Policisë , të cilët kanë shoqëruar disa persona. Veprimet hetimore po kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.


