Zhvillime të reja nga Italia ku është duke u hetuar për një kufomë të gjetur në brigjet e Kastros afër Leces.Fillimisht u dyshua se kufoma e nxjerrë nga deti më 6 Nëntor i përkiste avokatit Besnik Muço ish prokuror në kohën e Berishës.
Ish prokurori i cili kishte kërkuar azil politik në Itali jetonte bashkë me familjen në Macerata.Pak momente më parë Report TV kontaktoi me prokurorinë e Leces që po zhvillon hetime pas gjetjes së një kufome. Prokurorët e kësaj çështje pohuan për Report TV se me të gjitha gjasat kufoma e gjetur nuk i përket avokatit shqiptarë të zhdukur më 2 nëntor duke udhëtuar me traget nga Durrësi drejt Barit.Prokurorët thanë se ata kanë mbërritur në këtë përfundim nga një detaj shumë I rëndësishëm.
Kufoma e gjetur kishte një protezë hekuri në këmbën e djathtë.Ndërkohë nga kontakti që ata kanë patur me familjarët e avokatit Muca, I është thënë se ai nuk ka një protezë të tillë në këmbë. Një tjetër element që ka zbuluar hetimi lidhet me kohë qëndrimin e kufomës në det. Është mbërritur në përfundimin se kufoma ka qëndruar në det për shumë se 4 ditë ndërkohë që Muço është zhdukur në 2 Nëntor dhe kufoma është gjetur 4 ditë më pas.
Shqiptarja.com


