• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Tryeza me BE në Bruksel, Balla: Së shpejti dalin emra gjyqtarësh e prokurorësh…
Home
Shqipëri

Tryeza me BE në Bruksel, Balla: Së shpejti dalin emra gjyqtarësh e prokurorësh…

20 November, 2017 k.autor Politikë, Shqipëri

Është mbajtur ditën e sotme në Bruksel Tryeza e Nivelit të Lartë mbi Procesin e Integrimit Europian të Ballkanit Perëndimor. Pjesë e delegacionit shqiptarë në këtë tryezë ishin Taulant Balla, Edmond Spaho, Petrit Vasili dhe Evis Kushi.

Në fjalën e tij Tulant Balla theksoi se BE do të marrë së shpejti edhe një vendim sa i përket negociatave me qeverinë tonë për anëtarësim.

“Bashkimi Europian do te marre se shpejti nje vendim mbi axhenden e negociatave me Qeverine tone drejt anetaresimit te Shqiperise ne familjen europiane. Ky eshte nje hap, te cilin shqiptaret, pavaresisht bindjeve apo perkatesise politike, e kane pritur per me shume se dy dekada.

Edhe prezenca jone e te tre kryetareve te grupeve me te medha politike ne Kuvendin e Shqiperise e konformon kete mbeshtetje per hapjen sa me shpejt te negociatave.”, u shpreh Balla.

Sipas Ballës, provë se Shqirëria ka treguar progres në miratimin e prioriteteve kyçe, është miratimi i disa reformave të rëndësishme në vend, ku mes tyre edhe vetingu. Balla theksoi më tej se shumë shpejt do të ketë edhe rezultate konkrete me emra gjyqtarësh e prokurorësh.

“Nje vit me pare, Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave me Shqiperine ne vleresim te progresit ne permbushjen e prioriteteve kyç dhe ne varesi te progresit te prekshem dhe te besueshem te reformes ne drejtesi, ne menyre te vecante ri-vleresimi (vetting) i gjyqtareve dhe prokuroreve.

Unë e falënderoj Komisionin Europian për angazhimin dhe për mbështetjen që po i jep implementimit te procesit të veting-ut. Shumë shpejt do të kemi rezultate konkrete, me emra konkretë gjyqtarësh dhe prokurorësh”, ka thënë Balla.

Fjala e plotë e Taulant Ballës:

Sebashku me koleget Spaho (PD), Vasili (LSI) dhe Kushi (PS) po marrim pjese ne Tryezen e Nivelit te Larte mbi Procesin e Integrimit Europian te Ballkanit Perendimor

Nje pjese e fjales time te mbajtur ne sesionin e pare te Tryezes.

Bashkimi Europian do te marre se shpejti nje vendim mbi axhenden e negociatave me Qeverine tone drejt anetaresimit te Shqiperise ne familjen europiane. Ky eshte nje hap, te cilin shqiptaret, pavaresisht bindjeve apo perkatesise politike, e kane pritur per me shume se dy dekada.

Edhe prezenca jone e te tre kryetareve te grupeve me te medha politike ne Kuvendin e Shqiperise e konformon kete mbeshtetje per hapjen sa me shpejt te negociatave.

Eshte pergjegjesia jone t’ju informojme mbi hapat e veshtire, por te domosdoshem, që ne në Shqipëri kemi marre dhe po marrim per tu pergatitur per konformitetin me acquis communautaire.

Pavaresisht polarizimit politik si ne cdo vend tjeter te Ballkanit, ne kemi mundur qe te miratojme me konsensus reforma te rendesishme sic ishte reforma ne drejtesi, apo ligje te standardeve europiane sic ishte ligji per pakicat kombetare, nje shembull per tu ndjekur edhe per vendet e tjera te rajonit.

Nje vit me pare, Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave me Shqiperine ne vleresim te progresit ne permbushjen e prioriteteve kyç dhe ne varesi te progresit te prekshem dhe te besueshem te reformes ne drejtesi, ne menyre te vecante ri-vleresimi (vetting) i gjyqtareve dhe prokuroreve.

Une e falenderoj Komisionin Europian per angazhimin dhe per mbeshtetjen qe po i jep implementimit te procesit te vetting-ut. Shume shpejt do te kemi rezultate konkrete, me emra konkrete gjyqtaresh dhe prokuroresh.

Nderkohe ne kemi marre pergjegjesine tone ne nje hap tjeter. Gjate javeve te fundit Qeveria jone ka miratuar nje plan shume ambicioz ne luften kunder krimit te organizuar. Ne i kemi vendosur drejtuesit e grupeve kriminale ne shenjestren ndershkuese te ligjit: “kudo qe te fshiheni, ne do t’ju kapim, ne do t’ju arrestojme dhe me besimin tek sistemi i ri i drejtesise per t’ju ndershkuar me burg.” Ne jemi ne nje proces te ndertimit te nje infrastrukture te zbatimit te ligjit ne gjithe vendin me qellim crrenjosjen e grupeve kriminale dhe parandalimin e infektimit te gjeneratave te reja.

Ne lidhje me luften kunder kultivimit te kanabisit, sic e konfirmoi edhe Gjenerali Screpanti i Guardia, per vitin 2017 Shqiperia kishte vetem 88 plantacione te dyshuara, ose 150 here me pak se nje vit me pare. Pra, Shqiperia nuk eshte me kryeqyteti europian i kanabisit, sikurse ndonje media kane patur deshiren ta quajne. Industria e kanabisit po vdes. Ne jemi te vendosur t’i japim fund, njehere e pergjithmone, brenda 31 dhjetorit te ketij viti.

Duke e rifalenderuar Parlamentin Europian per mbeshtetjen dua te riperseris kerkesen tone per te filluar axhenden e negociatave per anetaresim.

Ne perfundim, besoj se shpreh mendimin e te gjitha delegacioneve nga Ballkani, BE duhet t’i jape fund izolimit te qytetareve te Kosoves dhe te perfshije vendin e vetem te mbetur ne rajonin tone ne marreveshjen e liberalizimit te vizave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 10 sekretet për të qenë në formë perfekte pa dietë!
Previous article MAQEDONI/ Meta-Talat Xhaferi: Shqiptarët e Maqedonisë me rëndësi për stabilitet

k.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT