• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
10 sekretet për të qenë në formë perfekte pa dietë!
Home
Shëndet

10 sekretet për të qenë në formë perfekte pa dietë!

20 November, 2017 Ina.Autor Shëndet

Dëshironi të keni linja perfekte pa hequr dorë nga ushqimet…? Po, është e mundur dhe ne do ju tregojmë se si! Keni parë se si mikesha juaj ha e nuk shëndoshet kurrë? Ka disa njerëz me të vërtetë me fat nga ana gjenetike, ama as ju nuk duhet t’i kurseni sakrificat për formën e përsosur!

Me këto hapa të vegjël që ju sugjerojmë nuk do ta keni aspak të vështirë! Ja 10 sekretet që do ju vijnë në ndihmë pa qenë nevoja për dieta ekstreme. Ja se si të arrini linjat perfekte pa dietë!

Jo çdo ditë ka raste të veçanta!

Festat, ditëlindjet apo përvjetoret janë evente në të cilat serviren ushqime të bollshme të cilat nuk janë fort të përshtatshme kur doni të kujdeseni për linjat. Mundohuni të përzgjidhni e jo të konsumoni gjithçka ju serviret! Një copë ëmbëlsirë ose tortë ditëlindjeje mjafton!

Bisedoni e diskutoni gjatë vaktit!

Të flisni gjatë konsumimit të vakteve do ju detyrojë që të ushqeheni më lehtë e më ngadalë! Për pasojë, tretja e ushqimit do të bëhet më mirë dhe ndjesia e ngopjes do ju zgjasë më shumë!

Mos i zini besë ushqimeve dietike!

Ushqimet dietike janë të varfra në yndyrna, por shpesh rezultojnë me tepricë sheqernash e karbohidratesh. Pra, shëndoshin në të njëjtën mënyrë! Tregohuni më të kujdesshëm me zgjedhjet tuaja!

Nuk ka ushqime të “këqija”!

E vetmja gjë e gabuar është sasia. Nëse keni shumë dëshirë të konsumoni disa ushqime të caktuara, atëherë plotësojani kërkesat vetes, por tregoni kujdes me sasinë e mos u fiksoni pas tyre sa t’ju bëhet zakon.

Mos hiqni dorë nga gjumi!

Nëse flini pak, kjo do të sjellë çrregullime hormonale të cilat do ju bëjnë të ndiheni më të uritur se zakonisht e të konsumoni ushqime me kalori të tepërta. Pushoni të paktën tetë orë në natë.

Mos e qortoni shumë veten!

Nëse ndodh të konsumoni ndonjë ushqim kalorik që ndoshta nuk duhet ta kishit ngrënë, mendoni që të përmirësoni zgjedhjet tuaja e tregohuni moskokëçarës. Humori i keq dhe mungesa e besimit në vetvete ju shtojnë urinë.

“Jo!” ndaj pijeve dietike!

Ndoshta mund t’ju duken më të lehta pijet në versionet e tyre pa sheqer, por nuk është e vërtetë! Ato ju stimulojnë oreksin, ndaj do të bënit mirë t’i shmangnit nëse mundeni!

Eksperimentoni në kuzhinë!

Ushqimet e shëndetshme nuk nënkuptojnë aspak se janë të mërzitshëm e pa shije! Tregohuni kureshtarë dhe kërkoni gjithmonë të provoni përbërës të rinj për receta të shijshme, herë pas here!

Shmangni stresin e të numëruarit të kalorive!

Numërimi i kalorive ka kuptim vetëm pjesëisht. Fundja, 1000 kalori prej ushqimeve të shëndetshme nuk asimilohen në të njëjtën mënyrë si 1000 kalori prej ushqimeve fast-food.

Mos e eleminoni sheqerin

Sheqeri nuk rekomandohet nëse po kërkoni të bini në peshë. Por, kjo nuk do të thotë se duhet ta eleminoni krejtësisht nga dieta juaj ushqimore! Limitojeni sa më shumë që të jetë e mundur, por përpiquni të merrni thuajse çdo ditë një sasi minimale!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Jon Gjebrea ka dy fjalë për Rezarta Shkurtën, për çfarë tradhtie po flitet
Previous article Tryeza me BE në Bruksel, Balla: Së shpejti dalin emra gjyqtarësh e prokurorësh…

Ina.Autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT