Hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë me Unionin Europian në qershor të 2019-ës ishte një “pickim” për Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias.
Ministri grek, tashmë një mik dashamirës i vendit tonë reagoi kundër vendimit të mbledhjes me dyer të mbyllura në Luksemburg, pasditen e 26 qershorit.
Por kjo nuk ka qenë hera e parë që një diplomat i huaj, ashtu siç është Kotzias të reagojë në favor të Shqipërisë në rang europian.
Më herët, në muajt e parë të këtij viti kaq të rëndësishëm për vendin tonë, ministri Kotzias dhe ai i Europës dhe Punëve të Jashtme Bushati u takuan në “palcën” e Shqipërisë, në Korçë.
Bisedimet ishin një mundësi e hapur mes dy vendeve për të kaluar një faqe të rëndësishme në histori, që pas vendimit të Gjykatës Kushtetues të 2009-ës.
Asokohe, Kotzias deklaronte lidhur me takimin:
“E informova komisionerin Hahn per takimin e Kretës me ministrin Bushati. Me Hahn ramë dakord që Shqipëria duhet të përmbushë të gjitha kriteret për hapjen e negociatave”.
Lajmi për takimin Kotzias-Bushati (Janar 2018).
Por nuk ishte vetëm kaq takimi i fund-janarit mes dy diplomatëve. Më herët në një deklaratë të përbashkët të dy ministrive, në nëntor të vitit të shkuar shkruhej se:
“Të dyja palët pranuan rëndësinë e dialogut në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura dhe ranë dakord për hapat e mëtejshëm që duhen ndërmarrë për të arritur rezultate pozitive, duke u mbështetur në vlerat dhe normat europiane, në të mirë të dy vendeve dhe popujve të tyre”.
Pra, ministri Kotzias ka qenë gjithnjë një “PRO” e madhe mes bisedimeve të dy vendeve, por duke ruajtur integritetin e marrëveshjeve të shkuara.
Një takim po prapë kaq i rëndësishëm u bë në Tiranë, dhe më pas në Selinë e NATO-s gjatë muajit prill të këtij viti.
Lajmi për takimin Bushati – Kotzias (Prill 2018)
Tematika e bisedimeve mes dy homologëve … e njejtë: Forcim të marrëdhënieve Shqipëri-Greqi, dhe finalizim të negociatave.
Lajmi për takimin Bushati – Kotzias (Prill 2018 – NATO)
E ja ku jemi, qershor 2018.
Pak ditë përpara se të ketë një takim mes dy liderëve të të dyja vendeve, Rama-Tsipras.
Deklarata e plotë e ministrit Kotzias e thotë qartë se është diskutuar shumë seriozisht lidhur me finalizimin e kufijëve detarë duke i dhënë përparësi kështu një territori kaq të debatuar prej dekadash.
Sot për një radio greke (24/7) ai tha:
“Do të jetë hera e parë që Greqia, pas dekadash, do të zgjerojë horizontin e saj territorial”. Për të shkuar te 12 miljet, baza do të jetë Deti Territorial. Sepse ju e dini se, zona ekonomike ekskluzive nuk na jep të drejta sovrane, nuk është sovranitet, nuk është si toka, ndërsa Deti Territorial është si toka, janë të drejta sovraniteti, është zgjerim i Greqisë dhe zgjerimi i Greqisë është një veprim që do të ndodhë dhe do të jetë hera e parë pas shumë dekadave që Greqia zgjeron horizontin e saj”.
Lajmi i Kotzias (Komenti i plotë – Qershor 2018)
Ndërkohë që takimi mes dy liderëve Rama-Tsipras pritet të bëhet publike në një nga muajt e afërtë të këtij viti.
Por mbetet të themi që puna më e madhe ka kaluar, dhe pritet një firmosje nga dy kryeministrat.
/AlpeNews.al


