• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Liberalizimi i vizave/ Ministrja Hoxha: Rekomandimi pozitiv, liberalizimi vitin tjetër
Home
Rajon

Liberalizimi i vizave/ Ministrja Hoxha: Rekomandimi pozitiv, liberalizimi vitin tjetër

28 June, 2018 k.autor Rajon

Komisioni Evropian në ditët në vijim pritet ta publikojë rekomandimin për heqjen e vizave për kosovarët, megjithatë vlerësohet se liberalizimi nuk do të ndodhë deri në vitin tjetër
Në fund të qershorit ose në javën e parë të korrikut pritet të publikohet rekomandimi i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Këtë e ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha, e cila është shprehur e bindur se ky rekomandim do të jetë pozitiv.
Por, sipas ekspertëve të procesit të integrimit, edhe po qe se rekomandimi do të jetë pozitiv vendimi për liberalizim të vizave për Kosovën mund të mos ndodhë deri në vitin tjetër.

Madje ata thonë se vendimi mund të mos merret deri pas mbajtjes së zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, të cilat mbahen në maj të vitit 2019.
Ndërkohë, pikërisht Parlamenti bashkë me Këshillin e Ministrave janë dy institucionet e BE-së në të cilat duhet të miratohet rekomandimi i dalë nga Komisioni, shkruan më tutje “Zëri”.

Në anën tjetër, ministrja e Integrimit ka konsideruar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim dhe se nuk ka kurrfarë arsye që të ketë vonesa në këtë drejtim.
Por pavarësisht kësaj, përfaqësuesit e opozitës shprehen skeptikë nëse vlerësimi do të jetë pozitiv dhe nëse vizat do të hiqen gjatë këtij viti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U dha racion ushqimi shtesë, Kim Jong-Un ekzekuton oficerin e lartë
Previous article SHERRI ME ARMË NË KINOSTUDIO/ Dy PERSONAT debat për SKEDINAT. Nxorën pistoletat dhe qëlluan mbi ...

k.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT