Partia Demokratike ka vazhduar me kritika ndaj sheshit “Skënderbej” pas çmimit Evropian për Hapësirën Publike Urbane 2018 të akorduar nga Qendra e Kulturës Bashkëkohore në Barcelonë.
Ka qenë Edi Paloka i cili ka sulmuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj duke thënë se çmimi i vetëm i tyre është ai i pafytyrësisë dhe hajdutërisë.
“I vetmi çmim që mund të marrin dhe ta meritojnë plotësisht Rama dhe Veliaj, është ai i pafytyresisë dhe hajdutërisë bashkë.
Vetëm dy ditë pasi Tirana u përmbyt, kur dhe “saci” (që keta e quajnë shesh) u kthye në kënetë llumi, kur dhe vetë ambjentet e bashkisë u përmbytën, pikërisht për shkak të “sacit”-“shesh”, kanë guximin të dalin e te mburren.
5 milionë euro e paraqiten projektin e parë te “sacit” dhe megjithëse dhe aty kishin llogaritur të vidhnin me shumë se gjysmën e parave, si gjithnjë nuk u ngopen dhe nga 5 e çuan në 25 milionë euro vjedhjen.
Pastaj nga paratë e vjedhura, paguajnë për të marre dhe çmime. Siç paguan me paratë e kanabisit ata që deklaronin se nuk ka kanabis në Shqipëri.
Vjedhin 25 milionë dhe set tot thone nuk kemi para teatrin …” u shpreh Paloka. (TemA)


