• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kriza e emigrantëve ul popullaritetin e Macron, ja pse kundërshton negociatat për Shqipërinë e Maqedoninë
Home
Europë

Kriza e emigrantëve ul popullaritetin e Macron, ja pse kundërshton negociatat për Shqipërinë e Maqedoninë

24 June, 2018 Ina.Autor Botë, Europë, Nderkombetare

Popullariteti i Presidentit të Francës, Emmanuel Macron ka regjistruar sërish rënie të fortë, ku vetëm 40 për qind e të pyeturve janë të kënaqur me punën e tij, sipas sondazhit të Ifop për gazetën “Journal du Dimanche”, shkruan javanews.

Që prej verës së vitit të kaluar, kur ishte në pikun e popullaritetit të tij me 64%, pozitat e presidentit të Francës janë lëkundur ndjeshëm, duke shënuar rënie të vazhdueshme, mbështetje e cila aktualisht është në nivelin 40%.

Kjo ndoshta është edhe arsyeja që Macron është skeptik ndaj zgjerimit të BE, pasi situata e brendshme në Francë dhe rritja e popullaritetit të populistëve, ia dikton një sjellje të tillë, shkruan javanews

Macron ka propozuar idenë që BE nuk është e gatshme të pranoje anëtarë të rinj dhe ka një qëndrim skeptik për çeljen e negociatave më Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ai është përfshirë në një debat edhe me qeverinë euroskeptike të Italisë për refugjatët, ku nuk munguan as fyerjet në distance me tyre, pasi Macron, është treguar i ashpër në deklaratë e tij për populistët, shkruan javanews.

“I sheh të përhapen si lebra, nga pak dhe kudo në Europë, në vende ku mendonim se nuk do të shfaqeshin kurrë. Fqinjët tanë thonë gjërat më të këqija dhe ne mësohemi me këtë. Bëjnë provokimet më të rënda dhe askush nuk skandalizohet më”, ka thënë ai.

Sipas “Le Figaro”, referenca është e qartë: ka të bëjë me refuzimin e Italisë për t’u hapur dyert emigrantëve.

Por nuk ka munguar kundërpërgjigjja e Italisë, e cila udhëhiqet nga një koalicion qeveritar i ndërtuar nga dy partitë më të mëdha populiste.

“Fjalët e tij janë ofensive dhe të pavend. Hipokrizia e vëretë është e atij që kthen mbrapsht emigrantët në Ventimiglia dhe do të na bëjë ne moral mbi të drejtën për të kërkuar ndarje të barabartë të emigrantëve. Solidariteti ose duhet të jetë tërësisht europian, ose nuk duhet të ketë fare të tillë”, ka thënë Luigi Di Maio, zëvendëskryeministër në qeverinë italiane dhe kryetar i Lëvizjes 5 Yjet.

Gjithashtu raportohet se ka një rënie të popullaritetit edhe për kryeministrin, nga 45% të kënaqur në maj në 42% në qershor, një rënie prej tre pikësh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Si ia vodhëm fitoren Zvicrës
Previous article Fitoi çmimin në Barcelonë, reagon Edi Paloka: Sheshi “Skënderbej” kënetë llumi, kanë guxim të dalin e të mburren

Ina.Autor

Postime të ngjashme

MELONI PËRPLASET ME RUTTE PAS DEKLARATAVE PËR IRANIN/ Roma flet për “kurth” dhe kërkon sqarime Botë

MELONI PËRPLASET ME RUTTE PAS DEKLARATAVE PËR IRANIN/ Roma flet për “kurth” dhe kërkon sqarime

NUK KA MË MOTORRË E KORRIERË/ Kina teston shpërndarjen nga qielli me dronë autonomë Botë

NUK KA MË MOTORRË E KORRIERË/ Kina teston shpërndarjen nga qielli me dronë autonomë

TËRMETET/ SHBA mobilizon ndihmën humanitare, Trump: Gati të ndihmojmë Venezuelën Botë

TËRMETET/ SHBA mobilizon ndihmën humanitare, Trump: Gati të ndihmojmë Venezuelën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT