• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Artan Fuga: Akademia e Shkencave duhet rithemeluar, dokumenti i miratuar…
Home
Intervista

Artan Fuga: Akademia e Shkencave duhet rithemeluar, dokumenti i miratuar…

18 November, 2017 Ina.Autor Intervista, Sociale

Akademiku Artan Fuga i ftuar sot në emisionin “Kjo Javë” në News 24, ka komentuar zhvillimet më të fundit në Akademinë e Shkencave. Ai është shprehur kundër prerjes së fondeve për Akademinë, siç ka deklaruar kryeministri Rama, por shton se është emergjente reformimi i këtij institucioni. Sipas Fugës Akademia e Shkencave ka nevojë për rithemelim dhe dokumenti i miratuar nga Asambljesa e saj, që mban ende firmën e Fugës nuk e garanton reformimin.

“Me dokumentin e aprovuar nga Asambleja e Akademisë së Shkencave për të cilin kam punuar edhe unë jam dakord, por ai është minimalist dhe ende nuk siguron suksesin e reformës në Akademi. Unë ndjehem në minorancë në Asamble dhe i qëndroj të gjitha pikëpamjeve të shprehura publikisht për këtë reformim. Në thelb, unë mendoj se Akademia duhet të rithemelohet. Kërkoj reformim nëpërmjet rithemelimit”,- tha Fuga.

Profesor a ka një ndryshim të qëndrimit tuaj?
Ka një evolucion në raport me kontekstin ku ndodhet aktualiteti, por bindjet e mia janë njësoj, janë të pandryshueshme. Pozicioni im i sotëm është që po, Asambleja ka aprovuar një dokument reformimi i cili përmban disa masa, ide strategjike se ku mund të reformohet Akademia. Thelbi i saj është që Akademia të jetë një forum shkencëtarësh me detyra të përcaktuara në partneritet me qeverinë për të qënë një konsulente dhe monitoruese, orientuese dhe motivuese e kërkimit shkencor në Shqipëri por jo të kryejë si funksion të saj të parë studime të dorës së parë, sepse nuk është një institucion shkencor. Ndërkohë pozicioni im është ky, që unë e kam aprovuar këtë dokument, kam marrë pjesë në hartimin e tij por e konsideroj minimalist. Për një reformim të Akademisë së Shkencave duhen masa shumë më rrënjësore. Është prodhuar një dokument që nuk e garanton akoma reformimin.

A do kandidonit për kryetar të Akademisë së Shkencave?
Në këto kushte? Jo kurrë

Cilat janë kushtet që do ju bënin të kandidonint?
Një akademi e re e reformuar sipas bindjeve të mia. Reformimi për mua do të jetë i plotë nëqoftëse do të bëhet një analizë e punës shkencore dhe rezultateve shkencore të të gjithë akademikëve mbi bazën e kritereve të reja për të parë se ku është secili.

Po ky buxhet është i duhur, a mund ta përballojë ai reformimin e Akademisë?
Unë i qëndroj pikëpamjes time se vetëm të kërkosh buxhete pa thënë se çdo t’i sjellësh buxhetit është një politikë financiare e gabuar që ka hyrë si një sëmundje prej kohës kur institucionet publike ishin shtetërore dhe vetëm merrnin dhe nuk jepnin. Unë i qëndroj strategjisë se Akademia e Shkencave sikurse të gjitha agjensitë që kanë të bëjnë me industrinë e krijimit jo vetëm duhet të marrin nga buxheti, por duhet të kontribuojnë në buxhet. Ky është problem që unë nuk jam akoma i pranuar dhe i kuptuar dhe i pranuar në Akademi.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U vra nga bashkëshorti në Itali, i jepet lamtumira e fundit vajzës nga Elbasani
Previous article Arrestohen katër shqiptar në Itali, ishin në kërkim për… (EMRAT)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar nga të pasurit dhe të fuqishmit Aktualitet

“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar nga të pasurit dhe të fuqishmit

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu, bien ndjeshëm temperaturat Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu, bien ndjeshëm temperaturat

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT