• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zaev: Marrëveshja për emrin hap perspektiven evropiane të Maqedonisë
Home
Rajon

Zaev: Marrëveshja për emrin hap perspektiven evropiane të Maqedonisë

13 June, 2018 Redaktor2 Rajon

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev është shprehur se zgjidhja e çështjes së emrit është një marrëveshje historike, e cila i hap rrugë integrimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Zaev ka deklaruar se për marrëveshjen do të merret qëndrimi i qytetarëve në referendum, ndërsa do të duhet të miratohet në Kuvend. “Ne kemi një zgjidhje historike shekullore, zgjidhjen e mosmarrëveshjes, ndërtimin e miqësisë mes dy vendeve. Vendimi për të forcuar identitetin maqedonas, kombin maqedonas, mbrojtur dhe forcuar edhe një herë. Me këtë marrëveshje do të kemi identitetin, gjuhën dhe kulturën tonë. Kjo marrëveshje do të konfirmojë dhe forcojë identitetin tonë kulturor. Nga sot emri i ri i do të jetë “Republika e Maqedonisë së Veriut”’, ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev. Gjithashtu, Greqia do t’i dërgojë letër institucioneve ndërkombëtare për t’i informuar për arritjen e marrëveshjes, hap që do t’i hapë rrugët Maqedonisë për një datë të mundshme për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE-në dhe ftesë të drejtpërdrejtë për anëtarësim në NATO.

Mickovski: Marrëveshja e arritur është kapitullim për Maqedoninë

Lideri i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE Hristjan Mickoski menjëherë pas marrëveshjes së prononcuar nga kryeministri i vendit Zoran Zaev tha se kjo është një ditë e vështirë për Republikën e Maqedoninë dhe për qytetarët e saj. Ai po ashtu theksoi se kjo marrëveshje është kapitullim për Maqedoninë. “Sot është një ditë e vështirë për Republikën e Maqedonisë. Pa marrë parasysh se si e provon Zoran Zaev për të demonstruar eufori, mund të shohësh nga larg se kjo është një humbje. Është ndjenja e qytetarëve, dhimbja dhe hidhërimi. Negociatat u mbajtën të fshehta. Opozita dhe VMRO-DPMNE-ja nuk ishin përfshirë në bisedime, tani është e qartë pse. Në thelb të ashtuquajturat kontrata është pranimi i të gjitha pozicioneve greke. Nëse marrëveshja është të pranojmë një ndryshim në kushtetutë dhe të ndryshojë emrin për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm, është një marrëveshje kapitullimi”ka deklaruar kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski.

Partia shqiptare në qeveri BDI përkrah Zaevin

Bashkimi Demokratik për Integrim doli me mbështetje për Qeverinë. Zv/kryeministri Bujar Osmani tha se e ka njoftuar kryesinë qendrore të partisë me rrjedhën e bisedimeve për emrin dhe se partia e tij ofron mbështetje të pakushtëzuar për vendimin e fundit të Qeverisë. “Kryesia e ngushtë e BDI-së mori vendimin që të mbështetë fuqimisht dhe plotësisht vendimin e Qeverisë dhe pozicionet e Qeverisë për mbylljen e këtij konteksti shumëvjeçar rreth emrit”, është shpreh Bujar Osmani.

Presidenti Ivanov shpreh indinjatë për mënyren e zhvillimit të bisedimeve

Presidenti Gjorge Ivanov akuzon kryeministrin Zoran Zaev për manipulim me opinionin në prag të referendumit për emrin. Nga kabineti i kryetarit të shtetit vlerësojnë se perspektiva e Maqedonisë nuk mund të cenohet me asnjë çmim. Sipas Ivanovit çështja e ndjeshme si kjo e emrit nuk guxon të jetë pazar i një telefonate mes dy kryeministrave. “Ruajtja e emrit kushtetuese dhe gjetja e zgjidhjes e cila nuk do të pasojë me ndryshime kushtetuese, në asnjë mënyrë nuk bie në kundërshtim me integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Arritja e marrëveshjes ndërkombëtare i përmbajtur në një ose më shumë dokumente të ndërlidhura duhet të jetë në përputhshmëri me Kushtetutën e Maqedonisë dhe jo ta parashikojë ndryshimin e saj. Është joserioze dhe jo e përgjegjshme që çështja e emrit të arrihet përmes telefonit mes dy kryeministrave”, thuhet në reagimin e kabinetit të Presidentit Ivanov.

Reagimet e para të ndërkombëtrëve pozitive

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e përshëndeti marrëveshjen për kontestin për emrin të arritur midis kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras dhe bëri thirrje të finalizohet.

“Kjo marrëveshje historike dëshmon për diplomaci mjaft të durueshme dhe vullnetin e dy liderëve për ta zgjidhur këtë kontest i cili prej kohësh e prek gjithë rajonin. Tani bëj thirrje të dyja palët ta finalizojnë marrëveshjen e arritur nga liderët. Kjo do ta vendos Shkupin në rrugën e anëtarësimit në NATO dhe do të ndihmojë të konsolidohet paqja dhe stabiliteti i gjithë Ballkanit Perëndimor”, thotë Stoltenberg.

Kreu i diplomacisë evropiane Federica Mogherini dhe komisari evropian për zgjerim Johannes Hahn në një deklaratë të përbashkët i uruan kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë për arritjen e marrëveshjes.”Kjo jo vetëm që është e merituar si mirënjohje për rezultatet e rëndësishme reformatore të Maqedonisë, por do të ndihmojë zbatimin e plotë të marrëveshjes në interes të dy shteteve, rajonit dhe BE-së në përgjithësi, thuhet në kumtesë.

Shqipëria dhe Kosova përshëndesin arritjen e marrëveshjes

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përshëndeti marrëveshjen e arritur mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit. “Dy udhëheqës progresivë të vendeve fqinjë shënuan historinë sot dhe i treguan Bashkimit Europian dhe gjithë botës se kur ka vizion dhe vullnet për të tejkaluar pengesat e së shkuar dhe të gjejnë hapësirat për të parë nga e ardhmja. Respekte për Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev. Ballkani sot është një vend më i sigurtë”, shkruan Rama në Twitter.

Presidenti Hashim Thaçi e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë, për emrin. “Në emër të institucioneve dhe popullit të Kosovës, e mirëpres marrëveshjen për çështjen e emrit në mes të Maqedonisë dhe Greqisë. Ky është një lajm i mirë për të dy vendet dhe për rrugën e Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së. Është një mundësi e re për të forcuar edhe më shumë paqen dhe stabilitetin në tërë rajonin tonë”, ka shkruar Thaçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Plumb në zarf në xhamin e makinës/ Çfarë tha në polici fieraku i terrorizuar: "Ishte vendosur..."
Previous article Taulant Seferi: Endrra ime është që të thirrem nga Panucci sa më shpejt (VIDEO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT