• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Plumb në zarf në xhamin e makinës/ Çfarë tha në polici fieraku i terrorizuar: “Ishte vendosur…”
Home
Breaking News

Plumb në zarf në xhamin e makinës/ Çfarë tha në polici fieraku i terrorizuar: “Ishte vendosur…”

13 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një kërcënim i hapur për një djalë të ri në Fier, i cili ka mbetur i shokuar nga ajo që ka gjetur në makinën e tij. A.N., 30 vjeç, me banim në Fier, ka bërë kallëzim në Polici paraditen e kësaj të hëne, duke denoncuar çfarë i ka ndodhur.

I riu ka deklaruar para oficerëve të Policisë se rreth orës 07:30 të ditës së djeshme, në mjetin e tij tip “Toyota”, parkuar pranë banesës, në fshirësen e xhamit, ka gjetur një zarf me një fishek brenda. I frikësuar mbi atë që mund t’i ndodhë, duke e marrë si kërcënim të pastër, bashkë me zarfin, ai është paraqitur në Polici.

“Jam i frikësuar nga kjo gjë. Ishte vendosur ne xhamin e makinës. Nuk di të kem pasur përplasje me ndonjë apo t’i kem rënë më qafë ndokujt. Unë shoh hallet e mia dhe nuk kam lidhje apo detyrim ndaj askujt”, mësohet të ketë thënë ai, ndërsa ka kërkuar që të merren masa sepse nuk ndihet i sigurt pas kësaj që i ka ndodhur.

Por, për shkak se çështja është ende nën hetim, nga Policia nuk bëhen me dije më shumë detaje mbi rastin. I riu nuk është i punësuar askund dhe jeton me prindërit.

Aktualisht po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. “Më datë 11.06.2018, shtetasi A.N., vjeç 30, banues në Fier, kallëzon se rreth orës 07:30, në mjetin e tij, tip “Toyota”, parkuar pranë banesës, në fshirësen e xhamit, ka gjetur një zarf me 1 fishek. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 84 e 278 të Kodit Penal”, bën të ditur Policia.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËSHTU NUK E KISHIT PARË/ Albërija ju jep mundësinë ta shihni ‘ujë dhe sapun’ (FOTO)
Previous article Zaev: Marrëveshja për emrin hap perspektiven evropiane të Maqedonisë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido Aktualitet

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido

"TURP, TURP"/ Deputetët dalin nga salla e seancave plenare, protestuesit i zënë mat Aktualitet

"TURP, TURP"/ Deputetët dalin nga salla e seancave plenare, protestuesit i zënë mat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT