Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur kryeqytetin mëngjesin e kësaj të premteje. Një i ri ka vrarë me tre plumba pistolete një vajzë dhe më pas ka qëlluar edhe veten me plumb pas koke.
Rreth 2 orë pas krimit, 31-vjeçari Xhafer Mata ka ndërruar jetë në spital. Ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagës së rëndë të shkaktuar nga një plumb në kokë ndonëse ishte intubuar pak minuta pas ngjarjes dhe ishte reanimuar nga mjekët e Qendrës Spitalore të Traumës.
Mësohet se 31 vjeçari Mata ishte diplomuar vetëm disa ditë më parë.
AlpeNews.al



