• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Gjyqtari Bashkim Dedja nuk justifikon dot pasurinë/ Reagon avokati Maks Haxhija: Kërkoj…
Home
Aktualitet
Kronikë

Gjyqtari Bashkim Dedja nuk justifikon dot pasurinë/ Reagon avokati Maks Haxhija: Kërkoj…

8 June, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Kronikë

Pas përfundimit të seancë ndaj gjyqtarit Bashkim Dedja ka folur avokati i tij Maks Haxhija. Ai ka sqaruar deklaratën e ndryshuar për apartamentin në pronësi të gjyqtarit.

Maks Haxhia: Bashkim Dedja justifikon pasurinë, të rikonfirmohet në detyrë
Ndërkohë, avokati mbrojtës, Maks Haxhia tha se Dedja justifikon të ardhurat për blerjen e apartamenteve. Sipas tij, apartamenti në Durrës u ble nga i vëllai, me të ardhurat nga blegtoria, bletaria dhe pemtaria, të ardhura të larta. Haxhia i kërkoi trupës së KPK rikonfirmimin e Bashkim Dedjas në detyrën e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese.

Gjithashtu, Bashkim Dedja disponon edhe tokë arë prej 2 mijë metra katrorë në Dibër, e cila sipas ILDKP është e justifikuar. Në lidhje me pastërtinë e figurës subjekti është i pastër. Pas seancës dëgjimore, KPK është tërhequr për vendim i cili do të bëhet publik në datën 13 qershor ora 09:30.

Më herët nga Gjykata Kushtetuese u shkarkuan për mosjustifikim të pasurive, anëtarët Fatos Lulo, Altina Xhoxhaj dhe Fatmir Hoxha, ndërsa ka dhënë dorëheqje Besnik Imeraj përpara nisjes së procesit.

E vetmja që e kaloi Vettingun ishte anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha. Aktualisht Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionit për shkak të vakancës, por kjo nuk e ka penguar KPK-në të vijojë me Vettingun në radhët më të larta të gjyqësorit. Gjykata Kushtuese përbëhet sot nga vetëm tre anëtarë dhe aktiviteti i saj është pezulluar prej disa javësh.

Sa i takon pasurive, Dedja ka deklaruar pranë ILDKP se zotëron një apartament 146 m2 dhe garazh 15.24 m2 me vlerë 180 mijë euro në Tiranë. Burimi i deklaruar ka qenë një kredi bankare prej 120 mijë euro me afat shlyerje 20 vjet, 15 mijë euro hua nga vëllai dhe 10 mijë euro nga kunati si dhe 35 mijë euro të ardhura personale nga ai e bashkëshortja. Huaja e marrë nga kunati është e shoqëruar nga një kontratë noteriale, ndërsa për 15 miijë eurot që pretendon se ai ka dhënë i vëllai nuk ekziston asnjë dokument shoqërues. Dedja pretendon se paratë ia ka marrë të atit të kunatit, pasi ky i fundit nuk ka qenë prezent në Shqipëri, çka bën që aftësia e kunatit të cilësohet me mangësi ligjore.

Por pikëpyetje ka edhe për aftësinë paguese të të vëllait i cili jeton dhe punon në Greqi. Sipas materialeve të referuara nga ILDKPI vëllai i kreut të Kushtetueses kur i ka dhënë 15 mijë euro kë blerë vetë shtëpi me vlerë 45 mijë euro si dhe ka marrë një kredi 25 mijë euro.

I paqartë është edhe burimi i një apartamenti tjetër në zonën e Golemit. Në 2003 u deklarua me 50% pjesë tatuese, ndërsa më pas u deklarua 100%. Apartamenti është në pronësi të të vëllait, Latif Dedja, por në përdorim nga Bashkim Dedja, pasi nga hetimi rezulton se kontrata e dritave ishte në emër të kreut të Kushtetueses. Nuk sqarohet pse kjo kontratë është në emër të subjektit.

Nga analizat ekonomike nuk ka pasur mundësi për të paguar këstin e parë të apartamentit në vitit 1997. Ndërsa nga ekspertimi i pasurisë së vellait, nuk janë marrë në konsideratë shpenzimet dhe ka rezultuar se kishte mangësi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E DYFISHTË NË TIRANË/ Xhafer Mata, pas DEBATIT vrau 19 vjeçaren. Sapo ishte DIPLOMUAR... (FOTO)
Previous article Pas sherrit me mikeshën e saj Baby G nuk përmbahet: “Kush jeni ju…?”(FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN FIER-LUSHNJË/ Ndërron jetë në vend i riu, detajet Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN FIER-LUSHNJË/ Ndërron jetë në vend i riu, detajet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI) Aktualitet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI)

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa” Aktualitet

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT