• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Daçiç: Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës
Home
Rajon

Daçiç: Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës

17 November, 2017 Ina.Autor Politikë, Rajon

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç tha sot në Beograd se nuk është risi çështja e një marrëveshjeje juridikisht obligative për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, sepse ajo është iniciuar gjatë hapjes së negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Daçiç ka thënë se është e qartë se ekziston një dallim i madh në mes të kuptuarit të Prishtinës dhe qëndrimit të Bashkimit Evropian në lidhje me atë që duhet të përmbajë ajo kornizë juridikisht obligative dhe se BE-ja nuk mund të ketë një qëndrim të ndryshëm përveç neutralitetit statusor, sepse pesë vendet e BE-së nuk e kanë njohur Kosovën, shkruan Politika, raporton tg.

“A e dini se kur këto vende do të japin pëlqimin e tyre për njohjen e pavarësisë së Kosovës në mënyrë që Serbia të bëhet anëtare e BE-së? Kurrë! Por, le të mos kthehemi tani në ato vende, të luftojmë ne deri në fund”, tha Daçiç, pas bisedimeve me kryeministrin e Guinea-Bissau, Umar Sisoko Embal.

Ministri i Jashtëm serb tha se “pak kush e di se çfarë duhet të jetë përmbajtja e marrëveshjes juridike obligative dhe me siguri do të ketë presion në lidhje me pavarësinë e Kosovës”.

“Pozicioni ynë është parimor dhe i qartë dhe ne nuk kemi ndërmend ta ndryshojmë atë. Ne jemi të hapur për dialog, por nuk pranojmë veprime të njëanshme”, tha Daçiç. Ai përsëriti se Serbia nuk do ta njohë Kosovën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ndryshim kursi, Maqedonia: Duam aleancë me Bullgarinë dhe normalizim me Greqinë
Previous article Lejet e qëndrimit në BE, Shqipëria nuk është në 10 vendet e para

Ina.Autor

Postime të ngjashme

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online Politikë

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT