• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA KOMISARIT/ 20 mijë euro cash dhe strehim në Gjermani, si u JOSH Mikel Shallari të vriste Artan Cukun… (DOSJA)
Home
Breaking News

VRASJA KOMISARIT/ 20 mijë euro cash dhe strehim në Gjermani, si u JOSH Mikel Shallari të vriste Artan Cukun… (DOSJA)

5 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Është bërë e mundur sigurimi i dosjes se plotë të vrasjes së komisarit në lirim Artan Cuku më 8 prill të vitit 2017 rreth orës 20:10 me katër plumba, në hyrjen e pallatit “Melrose” që ndodhet në kryqëzimin e rrugës së Kosovarëve me rrugën “Ndreko Rino”, në Tiranë.

Në dosje përshkruhet me detaje se si u identifikua Mikel Shallari falë gjumëve të ADN-së të gjetura në bluzën sportive blu që e hodhi në koshin e mbeturinave pas krimit. Profili gjenetik i vrasësit u zbulua në Bernë të Zvicrës dhe policia shqiptare mësoi se quhej Mikel Shallari, i cili kishte qënë i dënuar atje për trafik droge.

Ai ka rezistuar vetëm dy ditë pas arrestimit dhe me 12 qershor të vitit 2017 ka shprehur dëshirën për të bashkëpunuar dhe nënshkroi marrëveshjen me prokurorinë. Shallari tregoi me detaje krimin dhe emrat e bashkëpunëtorëve.

Siç thuhet edhe në dosje, organizatori dhe porositësi i vrasjes është Bledar Jambelli (alias Rikardo Muho) i arrestuar tashmë dhe shtytësi apo bashkëpunëtori është Gerti Kaji (alias Kristaq Leci), ky i fundit djali i dajës së të pandehurit.

Në dosjen e siguruar  përmenden për herë të parë motivet që e shtynë të riun të merrte përsipër krimin.

“I pandehuri dha shpjegime të hollësishme mbi rrethanat dhe motivin e krimit të vrasjes së shtetasit Artan Cuku. Ai pranoi se për kryerjen e vrasjes së tij i ishin premtuar 20 mijë euro, nga personi i interesuar, të cilin ai e pati njohur me ndërmjetësimin e djalit të dajës, të pandehurit Kristaq Leci, i cili e konsideronte atë si person të rëndësishëm dhe e quajnte “i madhi” ose “Shefi” . Ky person u identifikua më pas nga ai si Bledar Jambelli. Përveç çmimit të mësipërm të krimit, organizatori dhe ndërmjetësi i premtuan të pandehurit se do ta ndihmonin të sistemohej në Gjermani, atje ku banonin ata. Ndonëse fillimisht hezitoi, i pandehuri pranoi ta kryente këtë krim duke qënë se ndodhej në vështirësi financiare, kishte një të dashur me të cilën bashkëjetonte në një shtëpi me qira, nuk kishte punë stabël për të siguruar të ardhura dhe përherë ishte në borxhe e vështirësi ekonomike. Ai u josh nga premtimet e të bashkëpandehurve për t’i siguruar një jetë më të mirë”,- thuhet në dosje. /BW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBYTJA E 12 VJEÇARIT NË FARKË/ Polumbarët gjejnë trupin. DËSHMIA tronditëse: Danieli dinte NOT, por...
Previous article Viola Spiro na përshëndet nga plazhi! Shikoni sa bukur duket moderatorja shqiptare (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI NË SARANDË? Zbardhet konflikti ku mbeti i dhunuar Mateo Bakalli, 4 të ndaluar Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË SARANDË? Zbardhet konflikti ku mbeti i dhunuar Mateo Bakalli, 4 të ndaluar

DYSHOHET SE VRAU 46-VJEÇAREN ITALIANE/ Kapet në Bari 40-vjeçari shqiptar (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE VRAU 46-VJEÇAREN ITALIANE/ Kapet në Bari 40-vjeçari shqiptar (EMRI)

KONTROLLE INTESIVE NË TIRANË/ Mbi 3 mijë gjoba dhe 7 persona të arrestuar e të proceduar Aktualitet

KONTROLLE INTESIVE NË TIRANË/ Mbi 3 mijë gjoba dhe 7 persona të arrestuar e të proceduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT