Daniel D. është 12 vjeçari nga Shkoza, i cili u mbyt rreth mesditës ë sotme në liqenin e Farkës në Tiranë.
Ai kishte shkuar bashkë me shokët për t’u freskuar në afërsi të liqenit, por sipas rrëfimeve të shokëve, i mituri ka hyrë në liqen dhe nuk është parë të dalë më.
Ata tregojnë se Danieli e dinte notin, por kanë qenë myshqet brenda në liqen, ato që e kanë penguar të dalë.
Në dëshminë e tyre në komisariatin nr.1 të Tiranës shokët e djalit që sapo kishte përfunduar klasën e gjashtë, thanë:
Kemi shkuar shpesh në liqen për t’u larë. Por sot kur u zhytem, ai nuk mundi të dalte pasi rrëshqiti në barishtet e liqenit. Kur ai nuk doli u futëm për ta nxjerrë por nuk e pamë. Fundi i liqenit ishte i turbull”.
Aktualisht palombarët po vijojnë kërkimet për nxjerrjen e trupit të pajetë të 12-vjeçarit, banues në Shkozë.


