• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Dezertimi i komandove, ish-shefi i SHIU-it: Do ikin dhe të tjerë nga FA sepse…
Home
Sociale

Dezertimi i komandove, ish-shefi i SHIU-it: Do ikin dhe të tjerë nga FA sepse…

17 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

I ftuar në Report Tv, ish kreu i Shërbimit Informativ Ushtarak ,Ylli Zyla u shpreh se dezertimi i katër ushtarëve nga misioni në Angli është një rrezik që do të pasohet nga të tjera dezertime, pasi ushtarët janë të përbuzur dhe të fyer nga trajtimi që iu bëhet.

“Kjo ndodh sepse lidershipi i ka përbuzur, mashtruar e vjedhur ushtarakët shqiptarë, prandaj dhe ndodhin dezertimet. Kjo është për faj të Mimi Kodhelit dhe ish-shefit të Shtabit për 4 vite. Ky është rrezik dhe alarm, pasi do të ketë të tjerë që do të largohen nga FA-të, mos me dezertim me dëshirë dhe kërkesë”, u shpreh Zyla.

Përsa i përket 4 komandove që dezertuan Zyla u shpreh se nuk i njeh pasi ata janë të rinj dhe janë pjesë e rekrutimeve të 2015 “që u bënë me bujë të madhe”. Sipas tij, këta ushtarë duhet të ishin kontrolluar nga Shërbimet e Inteligjencës Ushtarake para se të niseshin në mision. “Dezertimi i këtyre komandove na humb besueshmërinë para partnerëve, ka krijuar një marrdhënie mosbesimi me partnerët e NATO-s, sidomos me SHBA-në dhe Britaninë. Nuk ka më besueshmëri që ushtarakët tanë të shkojnë në misione dhe trajnime, theksoi ish-kreu i SHIU.

Dezertimi i ushtarakëve vjen si pasojë e besimit të humbur, fyerjes dhe përbuzjes që ju bëhet në këtë vend. Ylli Zyla thotë në Report Tv se, “për vite me radhë kanë dezertuar nga FA shumë komando të aftë për të cilët janë paguar miliona lekë për trajnimin e tyre. Nuk mundet një ushtarak që të jetojë me 300 mijë lekë në muaj dhe me një dietë ushqimore me 20 mijë lekë të vjetra në muaj. Ushtarakët duhet të denoncojnë këto raste abuzive”.

“Buxheti i FA është 0.8% i GDP-së dhe është shumë pak, pasi 2% e GDP-së ushtrisë i duhet vetëm për rroga dhe pajisje. Më 0.8 % ose 1.2% nuk bën gjë tjetër vetëm se merr rrogën dhe shkon në shtëpi, nuk ke forcë operacionale. Me këtë buxhet ushtria mbyllet në kazermë dhe ushqehet”, Shprehet Zyla.

Sipas Zylës komandot e dezertuar do krijojnë alibi të ndryshme për të fituar azile ose dokumente: kanë qënë të denigruar, karriera jo sipas meritës, të pavlerësuar, të ofenduar, etj. “FA ka mbërritur në një pikë sa në një kërkesë të Ambasadës Amerikane për 10 vende të lira si roje, aplikuan rreth një mijë ushtarë”, vijon Zyla.

“Dezertimi i fundit zyrtar ka qenë në vitin 2008 dhe deri në 2014 nuk ka patur dezertime. Tre vitet e fundit FA ka denigruar dhe ushtri kanë ngelur njerës që kanë humbur shpresat”, thotë ish-kreu i SHIU.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FSHF, në dhjetor nis kursi për “drejtorët sportivë”
Previous article Deputeti i Vetëvendosjes dënohet me 8 vjet burg për terrorizëm

Redaktor2

Postime të ngjashme

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit Aktualitet

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit

PROTESTA NË TIRANË/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

E PËSON KEQ/ Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT