• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Studimi/ Ballkani nxirrte metale kur Britania ishte ende në epokën e gurit
Home
Aktualitet
Reportazh

Studimi/ Ballkani nxirrte metale kur Britania ishte ende në epokën e gurit

4 June, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Reportazh

Ndotja e mjedisit mesa duket nuk është një problem i kohëve moderne.

Shkencëtarët kanë zbuluar gjurmë të hershme të ndotjes në Ballkan, që shkojnë deri në vitin 3600 para Krishtit.

Minierat dhe shkrirja e metaleve në epokën e hershme kanë krijuar ndotje në sasi të tillë që të mund të zbulohet në ditët e sotme.

Shkencëtarët thonë se ndotja përkon me fillimin e epokës së bronzit në rajon dhe lindjes së metalurgjisë në shkallë të gjerë në Europë.

Për të kuptuar se sa i hershëm rezulton ky fenomen në Ballkan, duhet të kujtojmë se në të njëjtën epokë në Mespototami po zhvillohej shkrimi për herë të parë, Britania e Madhe ishte ende në epokën e gurit, ndërsa piramidat e Egjiptit do të ndërtoheshin pas 1 mijë vjetësh.

Nga procesi i nxjerrjes së metaleve çlirohen grimca mikroskopike që ngjiten në atmosferë e më pas transportohen në distanca të largëta përmes erërave, për t’u kthyer sërish në tokë.

Shtresat e torfës janë depozitat ideale për këto grimca, pasi transporti atmosferik është rruga kryesore nëpërmjet të cilës elementët ndotës mund të arrijnë në këto vende.

Shtresat e vendosura njëra mbi tjetrën bëhen kështu një pasqyrë e ndotjes së mjedisit në kohë të ndryshme.

Studimi i publikuar në revistën shkencore PNAS përbën regjistrimin e parë të ndryshimit të ndotjes nga Europa Juglindore, i rindërtuar në bazë të ndryshimit të përqendrimit të plumbit në një depozitë torfe nga Serbia perëndimore.

Studimi gjeti dëshmi të niveleve të ngritura të plumbit që datojnë në vitin 3 600 para Krishtit.

Kjo është ndotja metalike mjedisore më e vjetër e njohur deri tani në Tokë dhe e vendos Ballkanin në pararojë të periudhës së zbulimit dhe zhvillimit metalurgjik në Epokën e hershme të Bronzit.(TemA TV)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MONIKA STAFA/ Drezden, rilindja e një qyteti
Previous article Ekipet e Superligës në “luftë” për afrikanin, mesfushori iu dërgon sinjale...

Redaktor2

Postime të ngjashme

"PLAS" SHERRI NË QENDËR TË TIRANËS/ Shoferi i autobusit dhe i makinës godasin njëri-tjetrin me leva Aktualitet

"PLAS" SHERRI NË QENDËR TË TIRANËS/ Shoferi i autobusit dhe i makinës godasin njëri-tjetrin me leva

ARRESTIMI DHE DËNIMI ME BURG I 34-VJEÇARES BASHKË ME FOSHNJËN/ Reagon Drejtoria e Burgjeve: Kemi hartuar një plan... Aktualitet

ARRESTIMI DHE DËNIMI ME BURG I 34-VJEÇARES BASHKË ME FOSHNJËN/ Reagon Drejtoria e Burgjeve: Kemi hartuar një plan...

PUNËSIMI I MUÇI SHALJANIT NË POLICI/ Dënohen dy ish-zyrtarët e Policisë Aktualitet

PUNËSIMI I MUÇI SHALJANIT NË POLICI/ Dënohen dy ish-zyrtarët e Policisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT