• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Për një sezon turistik me drita/ Dalin pamjet nga nënstacionin i ri elektrik në Himarë
Home
Sociale

Për një sezon turistik me drita/ Dalin pamjet nga nënstacionin i ri elektrik në Himarë

3 June, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ishte në Bashkinë e Himarës ku inspektoi punimet e fundit nga Operatori i Sistemit të Transmetimit për ndërtimin e nënstacionit të ri elektrik 110/35/20 kV.

“Këtu jemi në një nga investimet më serioze që janë bërë vitet e fundit në energjetike në gjithë zonën e bregut. Ndryshimi këtu është thelbësor, pasi mjafton që qytetarët të kujtojnë disa vite para, furnizimi me energji në këtë zonë ka qenë problematik. Këto probleme nuk ekzistojnë më por ne po i paraprijmë zhvillimeve të pritshme turistike për gjithë zonën e bregut”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Administratori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit Klodian Gradeci tha se investimi është pjesë e bashkëpunimit shqiptaro-gjerman, falë mbështetjes me kredi të butë nga banka kfW.

Duke sqaruar se financimi ka nisur që me ndërtimin e Unazës së Jugut 110 kv, Gradeci sqaroi se “faza e fundit ishin dy nënstacionet, ai i Orikumit dhe Himarës me vlerën 6.3 milion euro. Investimi garanton sigurinë e furnizimit dhe cilësinë e tensionit për të gjithë këtë zonë”.

Ndërkaq, administratori i OSHEE-së Adrian Çela njoftoi se pas këtij investimi nga OST, kompania e shpërndarjes nis në Shtator ndërhyrjen për rrjetin e ri 20 kV që prek gjithë vijën bregdetare.

“Kemi arritur të garantojmë një sezon turistik normal për të gjithë pushuesit. Ky është viti i tretë që kemi aplikuar dhe njësitë e gatishmërisë. Pra, skuadra speciale nga qytete të tjera të Shqipërisë alokohen gjatë 3 muajve të sezonit nga Velipoja, përgjatë gjithë vijës bregdetare, Durrës, Shëngjin, Golem, Vlorë deri në Sarandë. Dua të theksoj se ky investim i paraprin një investimi tjetër të madh që do të nisë Operatori i Shpërndarjes për të cilin puna do të nisë në muajin shtator. Është një investim në shifrën rreth 16 milion eurove vetëm për zonën e bregdetit ku është Himara, Dhërmiu, Qeparoi, Vunoi, Livadhja, Jala e Palasa do bëhen 7 fidera të rinj”, nënvizoi Çela.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kushëriri i ish-deputetit të PD kultivon kanabis në Krujë, arrestohet nga policia
Previous article Reus rikthehet pas dy vitesh/ Dua të jem protagonist me "pacerat"

Redaktor2

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN LUSHNJE-TIRANË/ Benz-i përplas për vdekje të riun (EMRI) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN LUSHNJE-TIRANË/ Benz-i përplas për vdekje të riun (EMRI)

FOTOLAJM/ Momenti kur Kryeministria u rrethua nga qytetarët Aktualitet

FOTOLAJM/ Momenti kur Kryeministria u rrethua nga qytetarët

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT