Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka pranuar provat që janë dhënë nga avokati Sokol Hazizaj, përfaqësuesi ligjor i ish kryeprokurorit Adriatik Llalla. Dy provat që janë pranuar janë:
Debate nga brenda seancës me dyer të mbyllura te Kolegji i Posaçëm i Apelimit për ish kryeprokurorin Adriatik Llalla
Komisioneri Publik Florian Ballhysa: Në shkresën informuese që Llalla i dërgoi KPK deklaronte se nuk ishte më prokuror i përgjithshëm dhe për këtë arsye nuk ishte më subjekt i ligjit. KPK informoi Llallën se edhe pse nuk ishte prokuror gëzonte statusin e magjistratit. Llalla nuk ka respektuar ligjin për dorëheqjen nga statusi i magjistratit. Dorëheqjen e paraqiti pranë Presidentit dhe jo pranë KLD-s sikur e parashikon ligji.
KPK nuk beri asnjë verifikim nëse Llalla respektoi ligjin kur dorëzoi dorëheqjen. Llalla mbaron këtë status vetëm nëse paraqet dorëheqjen pranë prokurorit të përgjithshëm si ish-kryeprokuror. Vendimi për Llallën duhet të jetë një vendim pilot edhe për rastet e tjera të dorëheqjeve. Vendimi KPK-së duhet të prishet. KPA duhet ti lerë detyrë KPK të bëj verifikimet ligjore sipas Llallës. Dy shkaqet e tjera kanë të bëjnë me aspekte proceduriale. Në shkresën informuese që Llalla i dërgoi KPK deklaronte se nuk ishte me prokuror i përgjithshëm dhe për këtë arsye nuk ishte më subjekt i ligjit. KPK informoi Llallën se edhe pse ishte nuk ishte prokuror gëzonte statusin e magjistratit.
Llalla dorëzoi dorëheqjen më 12.2.2018 në presidencë. Po më këtë datë Llalla informoi edhe KPK se kishte paraqitur dorëheqjen nga statusi magjistratit. Edhe presidenca në të njëjtën datë e paraqiti këtë dorëheqje në KPK dhe pranë KPD. KPK nuk duhet të ndërpriste vettingun për Llallën. Pasi me dt.16.2.2108 Llalla gëzonte ende statusin e magjistratit. Ende nuk ka një dekret të presidentit që i ka hequr statusin magjistratit Llallës.
Mbrojtja e avokatit të Llallës në 8 faqe. Hazizaj: Llalla ka kryer funksione në vitet janar 1999 deri ne prill 2003 si prokuror në Lushnje, maj-dhjetor 2004 prokuror në Fier nga dhjetor 2004 deri në janar 2008 prokuror Tiranë, nga tetori 2008 kryetar i ILDKPKI deri në dhjetor 2012. Pas dhjetor 2012 deri në dhjetor 2017 kryeprokuror. Më 18.12.2017 Llallës i mbaroi mandati si Kryeprokuror. Subjekti i rivlerësimit mund të japë dorëheqjen kur largohet nga detyra. Adriatik llalla ka ushtruar të gjithë të drejtën. Ka i formuar edhe komisionerin për dorëheqjen. Vendimi i KPK është bazuar në legjislacionin e tanishëm Sot nuk ndodhemi para largimit të një prokurori të zakonshëm. Ne jemi në situatën kur ai largohet pasi i mbaron mandati për shkak se e ka vendosur Kuvendi. Llalla kishte të drejtën që të rikthehej në detyrën si Prokuror, por Llalla ka vendosur të largohet, prandaj nuk mund ti nënshtrohet vetingut. Llalla i ka realizuar të gjitha detyrimet ligjore. Dorëheqja është e parashikuar në ligj. Duhet të lihet në fuqi vendimi i KPK për Adriatik Llallën.
Kryetari i seancës Sokol Çomo: Jeni njohur me të gjitha aktet e KPK?
Hazizaj: Po
Kryetari i seancës: Dorëheqja nuk është paraqitur tek prokurorja e përkohshme. E konfirmoni një gjë të tillë
Hazizaj: Dorëheqja është paraqitur tek presidenti Republikës.
Kryetari: E konfirmoni pretendimi e komisionerit që Llalla nuk ka paraqitur dorëheqjen te KLD ose prokurori i përkohshëm. Po ose jo?
Hazizaj: Konfirmoj vetëm vendimin që ja dhënë KPK dhe korrespodencën me presidentin dhe KPK
Çomo: Ju aktin e dorëheqjes e keni parë?
Hazizaj: Po e kam parë.
Çomo: Akti i dorëheqjes 10. 2. 2018, që rezulton ditë e shtunë. Me çfarë forme është paraqitur kjo dorëheqje.
Hazizaj: Me postë
Çomo: Na konfirmoni që është paraqitur me postë
Çomo: Avokat ndonjë kërkesë për marrje prove?
Hazizaj: Po. Urdhri i lirimit nga puna të Llallës dhe akti i dorëheqjes.
Çomo: Kërkoni të merren si prova?
Hazizaj: Po
Komisioneri: I qëndroj pretendimit të fillimit. Aktet e dorëzuar nuk e ndryshojnë këtë pretendim


