Ka disa enigma rreth prokurës turke të Adriatik Llallës, të paraqitur para Kolegjit të Pavarur të Apelimit, nëpërmjet avokatit të zgjedhur prej tij, Sokol Hazizaj.
E para, në të thuhet se “kam marë dijeni për orën dhe datën e gjykimit ditën e enjte 31.05.20129”. Pra i referohet vitit të ardhshëm 2019 dhe jo ditës së sotme të vitit aktual. Ndoshta lapsus në dukje, por nuk mund ta dijmë që në një shkresë zyrtare të ketë gjëra të tilla të cilat nesër mund të përdoren si prova për truqe proceduriale nga ana e ish Kryeprokurorit.
E dyta, një media pranë PD tha pak ditë më parë se Llalla ishte rikthyer në Shqipëri nga Gjermania, më 19 maj. Por siç duket nga prokura, ai ka udhëtuar sërisht në Turqi dhe ku më 28 maj ka hartuar shkresën dhe një ditë më pas, më 29 maj, i ka vendosur vulën apostile.
E treta, kjo do të thotë se Llalla përderisa 48 orë më parë paska qenë në gjendje nga Turqia ti bëjë këto veprime, përse nuk udhëtoi për atje nesër përshembull, që të ishte i pranishëm vetë në seancë.
Dhe e fundit, i gjithë ky sllallom gjigand përpëlitjesh dhe endjesh nëpër botë “si çifuti në shkretëtirë” tregojnë se Llalla po përpiqet me çdo mjet që ti shmanget procesit të vettingut.
Një shpangie kjo që ka nisur disa muaj më parë kur Llalla u largua me dëshirën e tij nga sistemi i tij dhe nga e drejta për tu emëruar sipas ligjit, gjyqtar i Apelit pasi i përfundoi mandati i Kryeprokurorit, vetëm e vetëm që ti shpëtonte vettingut.
Pse i frikësohet kaq shumë kontrollit të pasurisë, personalitetit dhe profesionalizmit Adriatik Llalla? Megjithëse ka mësuar mjaftueshëm për pasuritë dhe miliardat e dyshimta, edhe nëse nuk e di opinioni publik së përse, e di vetë ish Prokurori i Përgjithshëm se përse po kërkon që ti shmanget me dekrete “sulltanore” hetimit administrativ ndaj tij. Imagjinoni pas kësaj, se çfarë mund të bëjë ai, për hetimin penal që po zhvillohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për 4 akuza ndaj tij.
Përgatiti: Alpenews.al


