• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ahmeti: Zgjidhja e çeshtjes së emrit hap dyert e NATO-s dhe të BE-së për Maqedoninë
Home
Rajon

Ahmeti: Zgjidhja e çeshtjes së emrit hap dyert e NATO-s dhe të BE-së për Maqedoninë

29 May, 2018 Sadik.Autor Rajon

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, e ka quajtur të suksesshme punën e koalicionit qeverisës në Republikën e Maqedonisë.

Në një intervistë dhënë për “Epoka e re”, ai ka thënë se ka marrëveshje me partnerët e koalicionit për t’i shtyrë përpara temat që kanë të bëjnë me të ardhmen e vendit.

“Ka zhvillime shumë më të mëdha se sa unë të ndalem tani të bëj një analizë për bashkëqeverisjen e deritanishme. Megjithatë, në pika të shkurtra mund të them se është një bashkëqeverisje e suksesshme dhe ka pajtim me partnerët e koalicionit për t’i shtyrë përpara temat serioze që kanë të bëjnë me të ardhmen e Republikës së Maqedonisë, si dhe që kanë të bëjnë me paqen dhe stabilitetin e rajonit në tërësi”, është shprehur Ahmeti.

Ai ka thënë se prioritet i koalicionit qeverisës është integrimi euroatlantik dhe, sipas Ahmetit, gjatë kësaj periudhe Maqedonia ka shënuar progres dhe është në rrugën e duhur drejt anëtarësimit në NATO dhe në BE.

Ai ka bërë me dije se zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë do t’i zhbllokojë dyert e NATO-s dhe BE-së për Maqedoninë.

Nëse kjo çështje përfundon me sukses, Ahmeti ka thënë se Maqedonia me automatizëm do të marrë ftesë për anëtarësim në NATO si dhe në qershor mund t’i hapë negociatat për anëtarësim në BE.

“Siç jeni në dijeni, jemi në një proces shumë të rëndësishëm drejt zgjidhjes së çështjes së emrit. Jemi drejt gjetjes së një  kompromisi dhe pajtueshmërie me fqinjën tonë, Greqinë. I gjithë opinioni e di se tanimë pengesa e vetme për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në NATO është problemin i pazgjidhur me Greqinë. Kjo na paraqitet si pengesë edhe për hapjen e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Kështu që, prioritet i kësaj qeverie ka qenë arritja e zgjidhjes së kontestit me Greqinë për shkak të emrit. Të gjitha palët jemi duke u angazhuar dhe duke kontribuar që sa më parë të mbyllet kjo temë, sepse kështu kontribuojmë për forcimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë. Kjo i kontribuon edhe anëtarësimit në NATO dhe hapjes së negociatave për anëtarësim në BE”, ka deklaruar ai.

Ahmeti ka folur edhe për progresin që ka arritur komuniteti shqiptar në Maqedoni.

Ai ka thënë se në këtë drejtim janë bërë punë të mëdha, por ende mbetet shumë për t’u bërë.

Lideri i BDI-së ka theksuar se hyrja në fuqi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe është çështje kohe.

“Shqiptarët në Maqedoni kanë flamurin e vet kombëtar shqiptar, kanë dy universitete shtetërore shqiptare, një në Tetovë dhe një në Shkup, kanë policët dhe ushtarët e vet. Po ashtu, është çështje kohe se kur do të dekretohet Ligji për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kur do të hyjë në fuqi”, ka thënë Ahmeti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Akuzohet për KORRUPSION/ KRIMET E RËNDA nisin gjykimin e dosjes së gjyqtarit Shkëlqim Miri
Previous article Veprime të turpshme me 10-vjeçarin, policia ndalon burrin nga Kavaja: I çekuilibruar mendor

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT