• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kryebashkiaku Veliaj: Së shpejti Tirana me 200 rrugë të reja
Home
Sociale

Kryebashkiaku Veliaj: Së shpejti Tirana me 200 rrugë të reja

16 November, 2017 F.autor Sociale

Deri pak javë më parë, lagjja në krah të Kopshtit Zoologjik ishte pjesë e Tiranës si zonë, por zor se mund të quhej qytet nga mungesa e madhe e infrastrukturës urbane. Ujërat e bardha që qarkullonin në gjendje të lirë, pluhuri në verë dhe balta në dimër, ishin shoqëruesit e përhershëm të banorëve të saj. Sot, falë ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës, por edhe bashkëpunimit të bizneseve dhe banorëve, lagjja ka marrë një pamje krejt tjetër dhe nuk bën më dallim nga pjesa tjetër e Tiranës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi përfundimin e punimeve për sistemimin e bllokut të banimit në rrugën “Alla” dhe “Shyqyri Brari”, pranë Kopshtit Zoologjik, ndërsa vlerësoi faktin se veç shtrimit të rrugëve dhe trotuareve, janë bërë të gjitha punimet e tjera nëntokësore dhe ato sipërfaqësore, duke përfshirë ndriçimin dhe sinjalistikën.

“Jam shumë i kënaqur sepse vetëm para pak javësh, në fillim të vjeshtës, ishim këtu dhe e gjithë zona e Kopshtit Zoologjik në fakt nuk merrej vesh nëse jetohej më mirë brenda Kopshtit Zoologjik apo jashtë Kopshtit Zoologjik. E them këtë pa humor, sepse situata i ngjante realisht një prej atyre episodeve ‘vende dhe popuj’, ku të mbysnin balta, dheu, zhuli dhe pluhuri. Sot është një gjendje krejt tjetër, ndaj edhe dua t’i falenderoj kolegët, që kanë bërë një punë fantastike për pak javë. Një punë e bërë në kohë rekord, por gjithashtu edhe në mënyrë cilësore”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Ai falenderoi në mënyrë të veçantë të gjithë banorët që treguan mirëkuptim për realizimin e këtij projekti, ndërsa kërkoi prej tyre që ta mirëmbajnë atë. Ndërkohë, ai tha se ky investim është vetëm një nga pjesët e projektit të Bashkisë së Tiranës për t’i dhuruar Tiranës rreth 200 rrugë të rikonstruktuara dhe të reja në vit. “Kjo është pjesë e projektit për të rehabilituar 200 rrugë, pra është një buqetë rrugësh që po rehabilitohet në të gjithë Tiranën. Do ta vazhdojmë edhe për të kapur lagjen e fundit të Kopshtit Zoologjik, që është shumë afër majës së kodrës dhe për t’u siguruar që, ndodhi-ç’ndodhi me ish-komunën Farkë, Bashkia e re e Tiranës, që ka edhe Farkën brenda, të mos bëjë diferencime. Po punojmë nga ekstremi i Liqenit të Farkës e deri në ekstremin tjetër, që është në fakt kufiri mes Farkës dhe Selitës, edhe Kombinatit”, tha Veliaj.

Ai theksoi se dallimi mes qendrës dhe periferisë do të zbutet edhe më tej falë investimeve të shtuara që parashikon projektbuxheti i vitit 2018. Një nga investimet e tjera që do të prekë këtë zonë është edhe ai për fillimin e rehabilitimit të Kopshtit Zoologjik. “Fillimisht do të bashkojmë Kopshtin Zoologjik me Kopshtin Botanik përmes një ‘tuneli’; pasi ta kemi shtuar këtë masë do ta bëjmë mjedisin e Kopshtit Zoologjik dhe Botanik në një ambient që i rikthehet qytetarëve. Kemi bërë disa riparime, Kopshti Zoologjik është më mirë sot për fëmijët, ka një pafundësi aktivitetesh, por imagjinoni sa i madh është potenciali në momentin që ne bëjmë edhe shtesën me Kopshtin Botanik”, shtoi kreu i Bashkisë së Tiranës.

Falë këtij projekti është bërë rikonstruksioni i plotë i rrugës ekzistuese “Alla” dhe hapja e një rruge të re që e lidh atë me rrugën “Shyqyri Brari”. Gjithashtu trotuaret janë të pajisur me rampa për personat me aftësi të kufizuara, për të siguruar lëvizshmërinë pa pengesë për këtë kategori, e shoqëruar me sinjalistikën përkatëse vertikale dhe horizontale. Rruga e re do të shërbejë që banorët të kenë më shumë akses në bllokun e banimit dhe do të ndikojë në zhvillimin e gjithë zonës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ja cila është gruaja që shpëtoi mijëra fëmijë hebrenj duke i futur në valixhe
Previous article "Harbohet" Papa Françesku, kapet duke kërcyer me femra në diskotekë (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"INVESTIMI NË ZVËRNEC DO NDRYSHOJË SHQIPËRINË"/ Artan Dulaku: Çmimet do rriten, blini tani në Vlorë Aktualitet

"INVESTIMI NË ZVËRNEC DO NDRYSHOJË SHQIPËRINË"/ Artan Dulaku: Çmimet do rriten, blini tani në Vlorë

"MOS KURSENI NË BLERJEN E..."/ Artan Dulaku: Ja kush po investon në Shqipëri Aktualitet

"MOS KURSENI NË BLERJEN E..."/ Artan Dulaku: Ja kush po investon në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT