“Sot është dita për t’ja kujtuar paralajmërimin e Papës për politikanët e verbuar nga etja për pushtet dhe para që sipas tij i arrijnë duke shkelur mbi njerëzit, jetën dhe dinjitetin e tyre”- nisi Basha fjalën e tij në Kuvend.
Duke përmendur fjalën e Papës, Basha citoi se “në këtë mënyrë shfaqen shenja të politikës perverse, e lidhur me interesat e një pakice dhe ngrihet mbi marrëveshje të errëta, banalizohet e keqja, zëvendësohet e vërteta me gënjeshtrën dhe përgjegjësia publike kthehet në mjet përfitimi”.
Basha rikujton faktin se Rama e quajti të sajuar lajmin e gazetares italjane. Basha theksoi se Buxheti 2018 varfëron shqiptarët, duke theksuar se ky buxhet është i kundërshtuar nga Banka Botërore dhe FMN.
Sipas Bashës, Papa ka folur sikur të kishte para Ramën, dredharak, manipulator, duke u përpjekur ta shesë të keqen për të mirë.
‘Ky na u shfaq në shtëpinë e një familje të thjeshtë, me arrogancë, ai gënjeu para shqiptarëve dhe botës duke i fshehur vuajtjet e fëmijëve të Bulqizës”- tha Basha.
“Faza e dytë e projektit të tij është përdorimi i parave të drogës për të futur në dorë ekonominë publike dhe private duke shkrirë në një krimin, politikën dhe biznesin, legalizimi në ekonomi dhe politikë, i futi kancerin e trafikut të drogës dhe tani projekti është legalizimi i parave të drogës, ndaj sot ka banka pronarët e të cilëve fshihen në parajsa fiskale, sikur ka koncesione me pronarë të fshehur në parajsa fiskale, kontrata që mbahen sekret ndaj publikut. Sot, dje, pardje, ai u bënte thirrje bankave të bëhen pjesë e marrëzisë kriminale edhe pse mafia i vret bankierët në mes të qytetit për të pastruar paratë e krimit. Ashtu si bëri me kriminelët në politikë si bëri me kanabisin duke përqeshur, zgërdhirë e tallur ata që e denoncuan. Nëse në vend të denoncimit do të zgjedhim të qeshim si kërkon ky, kjo do të sjellë shkatërrim sot”- tha Basha.
Sipas Bashës, “ne kemi mëkatet dhe gabimet tona, por vetëm ky zgjodhi të qeverisë me krimin dhe drogën, dallimi është i qartë, zgjedhja jonë e thjeshtë, duhet të ndahemi njëherë e mirë nga krimi, droga dhe rruga e shkatërrimit të vendit. Ky po përpiqet të na mbushë mendjen se kriminelët dhe milionat e drogës janë zhdukur si me magji. Pastrimi i parave po kalon përmes buxhetit të shtetit për të cilët cdo burrë e grua do të ketë përgjegjësi nëse ngre kartonin. Kjo është ajo që duhet të ndalojmë, Rama është i mbaruar, ai qëndron në pushtet vetëm për të mbajtur pushtetin, nëse kjo vazhdon, ai vetëm do të rrisë faturën për vendin”
/AlpeNews.al/
Drejtpërdrejt nga Kuvendi.
Posted by Lulzim Basha on Donnerstag, 16. November 2017


