• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Rama: BUXHETI 2018 ka në fokus punësimin dhe shtetbërjen (Video)
Home
Breaking News

Rama: BUXHETI 2018 ka në fokus punësimin dhe shtetbërjen (Video)

16 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News

Në mbledhjen e sotme në parlament, kreu i maxhorancës Edi Rama u shpreh se ekonomia e vendit ëshët në nivele të qendrueshme. Sakaq Rama u shpreh se eksportet rezultojnë me një rritje 13% importet 6.3%. Investimet e huaja direkte, Rama u shpreh se kap shifrat e 18% rritje investimet në vend.

Buxheti është ndërtuar me përgjegjësi dhe realizëm duke e parë kemi një rritje reale. Rama u shpreh se buxheti 2018 ka në fokus punësimin dhe shtetbërjen.

“Shqipëria sot sipas të gjitha të dhënave ka rritjen më të lartë ekonomike në rajon, këtë e thotë edhe BE që e vlerëson vendin tonë në konstatimin e vet për uljen e borxhit dhe konsolidimin e financave:, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se kemi rritjen ekonomike më të madhe në rajon. Dhe përsa i përket taksimit Rama tha: “Kush paguhet më pak do paguaj më pak!”

“Jam i bindur që me projekt  buxhetin 2018, ne vendosim bazë të re për të bërë shumë më tepër. E tregon këtë shifra e rritjes së të ardhurave në buxhetin e vitit 2018, e cila kap nivelin 28.1% të prodhimit të përgjithshëm kombëtar. Buxheti do financojë ulje të nivelit të borxhit publik. Borxhi publik do reduktohet në 2.5% dhe nga ana tjetër, paketa fiskale e vitit të ardhshëm do nxisë formalizimin e gjithanshëm të ekonomisë në një kosto të papërfillshme për biznesin e vogël. Mënyra e taksimit të ndërtesës, pasi kalohet nga taksa e sheshtë, do kalohet në taksimin në bazë të vlerës së pronës. Do zërohet taksa e banesës për pensionistët dhe familjet me ndihmë ekonomike. Politika jonë e taksimit nuk rëndon më të dobëtit, synon lehtësimin sistematik të atyre që kanë më pak të ardhura,” tha Rama.

“Në tremujorin e dytë të këtij viti prekëm kufirin e 4%-it. Sipas të dhënave, kemi gjallërim të ndjeshëm të kërkesës së brendshme private dhe këtu vlen të nënvizohet rritja e konsumit në gjysmën e parë të vitit që po mbyllim. Po ashtu, i ndjeshëm është edhe përmirësimi i bilancit të shkëmbimeve tregtare, eksporti është rritur me 13%, dhe importet me 6.3%. Së treti rritja e shpenzimeve publike, investimet u rritën me 13% në gjysmën e parë të këtij viti. Edhe investimet e huaja janë rritur pozitivisht me 18% krahasuar me një vit më parë. Rezultatet e anketës së forcave të punës, vihet re rritje e punësimit me 13.5% në gjysmën e parë të viti, shkalla e papunësisë vijon rënien. Po verifikohet nga shifrat e këtij viti, buxheti është ndërtuar i tëri me përgjegjësi dhe realizëm që ka karakterizuar edhe buxhetin e këtij viti. Mjafton të shohim të ardhurat nga tatimet e doganat me rritje 7%. Rritja reale ekonomike në tëërësinë e saj, pritet 3.9%, e kalon parashikimin fillestar. Shqipëria sot ka rritjen ekonomike më të lartë në rajon, këtë e thotë edhe Bashkimi Europian. Për ne këto shifra nuk mund të thonë se njerëzit të duartrokasin qeverinë, ne nuk jemi aspak të lumtur se duam shumë më tepër, “ tha Rama.

/AlpeNews.al/

 

ERTV Live😊:

Posted by Edi Rama on Donnerstag, 16. November 2017

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Neymar tek Reali, PSG e lëshon vetëm me këtë çmim
Previous article NASA zbulon planetin e ngjashëm me Tokën, ja sa kohë na duhet për shkuar atje

Redaktor2

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT