Real Madrid ka një plan për transferimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Neymar.
Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, Neymar nuk është i lumtur në PSG dhe mund të largohet verën e ardhshme drejt Madridit.
Në fakt, ai ka një klauzolë në kontratën e tij, e cila e lejon largimin nga skuadra franceze, nëse ndonjë skuadër paguan 222 milionë euro, aq sa paguan ata për ta transferuar nga Barcelona, shkruan El Chirnguito.
Të presim merkaton e verës dhe të shohim nëse Reali vërtet do të bëjë blerjen e vitit.


