• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Si i kanë punësuar kryebashkiakët bashkëshortet/ët në poste kyçe të administratës (EMRAT)
Home
Shqipëri

Si i kanë punësuar kryebashkiakët bashkëshortet/ët në poste kyçe të administratës (EMRAT)

15 November, 2017 k.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Familjarët e krerëve të disa bashkive rezultojnë të punësuar në poste dhe pozicione të rëndësishme të administratës publike.

Emrat e bashkëshorteve dhe fëmijëve të kryebashkiakëve, të punësuar në administratën publike, shpeshherë edhe në konflikt interesi, për shkak të punësimit në organe në varësi të njësive vendore.

Familjarët e pushtetarëve vendorë preferojnë drejtimin e kopshteve, punë në ujësjellësa, biblioteka, në Bankën e Shqipërisë, QKZ, Albpetrol, drejtoritë arsimore etj. Filloreta Topçiu, bashkëshortja e kryebashkiakut të Maliqit, Gëzim Topçiu, është drejtore kopshti po në Maliq.

Kopshti është në varësi të bashkisë. Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Belshit Arif Tafani, zonja Eli Tafani, është drejtoreshë e Kopshtit Nr. 1, Elbasan, shkruan Shqiptarja.com.

Emrat e familjarëve të kryebashkiakëve në administratë

Gëzim Topçiu, kryebashkiak i Maliqit, bashkëshortja, Filloreta Topçiu, drejtore Kopshti në Maliq.

Arif Tafani, kryebashkiak i Belshit, bashkëshortja, Eli Tafani, drejtoreshë e Kopshtit Nr. 1, Elbasan.

Petrit Sinaj, kryebashkiak i Beratit, bashkëshortja, Sonila Sinaj, punonjëse e Bankës së Shqipërisë.

Voltana Ademi, kryetare e Bashkisë së Shkodrës, Bashkëshorti, Fran Mjeda, punon në KESH.

Nesim Spahiu, kryebashkiak i Çorovodës, bashkëshortja, Valentina Spahiu, punonjëse e Ujësjellës-Kanalizime sh.a. Skrapar. Djali Klajdi Spahiu, punon pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Vajza, Brisilda Celibashi, punon pranë AlbControl sha.

Nezir Rizvani, kryebashkiak i Matit, bashkëshortja, Vjollca Rizvani, punonjëse në Bibliotekën Publike Burrel.

Armando Subashi, kryebashkiak i Fierit, bashkëshortja Irena Subashi punonjëse pranë Bashkisë Fier deri në vitin 2015, më vonë pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale Fier.

Rigels Balili, kryebashkiak i Delvinës, bashkëshortja, Ingrita Balili, përgjegjëse finance në Drejtorinë e Shëndetit publik Delvinë.

Sotiraq Filo, kryebashkiak i Korçës, bashkëshortja, Frosela Filo, e punësuar në Ujësjellës-Kanalizime, Korçë.

Zamira Rami, kryetare e Bashkisë Gjirokastër, bashkëshorti, mjek ekspertize pranë Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore.

Zef Hila, kryetar i Bashkisë së Vau i Dejës, vajza, Jozefina Hila, Këshilltare e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Bashkëshortja, Domenika Hila, punon tek Qendra Shëndetësore Bushat.

Arben Malo, kryebashkiak i Kolonjës, bashkëshortja gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit, Korçë.

Adem Lala, kryebashkiak i Hasit, bashkëshortja punon në arsim.

Adriatik Zotkaj, kryebashkiak i Poliçanit, bashkëshortja, Mirela Zotkaj, mësuese në shkollën 9-vjeçare “70-vjetori i Pavarësisë”, djali, Maliq Zotkaj, jurist.

Ahilea Deçka, kryebashkiak i Dropullit, bashkëshortja Eli Decka mësuese.

Bashkim Shehu, kryebashkiak i Kukësit, bashkëshortja Fjoralba Shehu pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë.

Dritan Leli, kryebashkiak i Vlorës, bashkëshortja, Suela Leli mjeke në Spitalin Obstetrik Gjinekologjik Mbretëresha Geraldinë.

Durim Rroshi, kryebashkiak i Memaliajt, bashkëshortja, Brunilda Rroshi, mjeke familje pranë Qendrës Shëndetësore Tepelenë.

Fran Frrokaj, kryebashkiak i Lezhës, bashkëshortja mësuese pranë shkollës 9-vjeçare, Rrilë, Lezhë.

Fredi Kokoneshi, kryebashkiak i Divjakës, bashkëshortja Erjona Kokoneshi, mësuese në gjimnazin “Miti Zoj Zaka” në Divjakë dhe aktivitet privat, prodhim pije alkoolike.

Leonidha Hristo, kryebashkiak i Finiqit, bashkëshortja, Znj. Mila Hristo, punon si specialiste pranë QKR, 537 804 lekë.

Luiza Mandi, kryetare e Bashkisë së Libohovës, vajza Elektra, punon Qendrën Shëndetësore Libohovë, 373 793 lekë.

Luljeta Dollani, kryetare e Bashkisë Gramsh, vajza, Ersiana, specialiste IT në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Bashkëshorti z. Adriatik Ibrahimi, mësues në gjimnazin “Sh. Guzi”.

Melaim Damzi, kryebashkiak i Bulqizës, bashkëshortja Alma Damzi, mjeke- kirurge.

Rajmonda Balilaj, kryebashkiake e Patosit, bashkëshorti, Z. Mersin Balilaj, punonjës i kompanisë Albpetrol sha./Shqiptarja.com

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ Rasheli çmend ndjekësit me këto të pasme, e quajnë Kim
Previous article SKANDALI/ Ja si avokati mashtron klientin në Shqipëri

k.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT