• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI/ Ja si avokati mashtron klientin në Shqipëri
Home
Aktualitet

SKANDALI/ Ja si avokati mashtron klientin në Shqipëri

15 November, 2017 F.autor Aktualitet

Emisioni “Boom” ka denoncuar një rast flagrant ku shihet me zë dhe me figurë se si një avokat “zhvat” qytetarin.
Në vitin 2015 shtetasi Vladimir Vargu ka kontaktuar avokatin Fariz Xhurxhi në Tiranë, për shkak se djali i tij është akuzuar për vepren penale “Vrasje nga pakujdesia’.

Gjykata e Shkallës Parë ka vendosur që djali i zotit Vladimir do të vuante dënimin me 5 vite burg, ndërsa avokati Xhurxhi ka premtuar se djali do të dilte nga burgu pas një muaji, por në kembim babai duhet t’i jepte 5 milion e 200 mijë lekë. Qytetari shprehet se avokati i ka thënë se këto parq do të ndaheshin me prokurorin dhe gjykatësin.
I ndodhur në pamundësi ekonomike, Vladimiri merr kredi në dy banka dhe i dorëzon lekët avokatit.

Gjykata e Apelit pas shqyrtimit të çështjes ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, pra dënimin me 5 vite burg. Avokati jo vetëm që nuk e nxorri nga burgu për një muaj, por dënimi nuk iu ul asnjë ditë.

I ndodhur  para këtij fakti, klienti tenton për të takuar avokatin Fariz Xhurxhi,por ky  fundit nuk i përgjigjet më në telefon. Në bashkëpunim me gazetarët investigativ të  “Boom” qytetari arriti të takojë avokatin, i cili jo vetëm pranoi se kishte marrë 5 milion e 200 mijë lekë dhe nuk i kishte mbaruar punë, por i premtoi se do t’i  kthente 4 milion lekë.

Qytetari: Unë kam marrë kredi në bankë, kam shit furgonin e çunit dhe kam pagu bankën. Kam ardh që në orën pesë këtu. Nuk i rashë telefonit se nuk e hap, e di atë punë, nuk e hap telefonin.

Avokati: Telefoni veç llafe ka.

Qytetari: A t’i kam dhënë shoqnore?

Avokati: A i kam ra hasha? Edhe te policia si kam ra hasha i kam thënë i kam kaq milion lekë.

Qytetari: Tani problemi është këtu, çfarë do bëjmë?

Avokati: Ma thuaj ti, ça mendimi ke?

Qytetari: Unë vetëm të më bësh letrat me noter.

Avokati: Nuk është puna te noteri. I fitove ti lekët me noter?

Qytetari: Te noteri o vlla kur t’i kesh.

Avokati: Ti m’i ke dhënë pa letra.

Qytetari: Pa letra t’i kam dhënë.

Avokati: Dhe unë spo t’i bi hasha, edhe te policia kam thënë po i kom mor kaq lekë.
Qytetari: Kur diskutohet të më mbarosh punë ti mua? Djali o tu bo burgun o Fari, se i premtuam për një muaj ne.

Avokati: Po pra, është e vërtetë.

Qytetari: Prandaj mora kredi në bankë unë.

Avokati: Eshtë e vërtetë!

Qytetari: Sa pretendon me më kthy mbrapsht ti mu?

Avokati: Ti më ke dhëne  5 milion e 200 mijë lekë. Tani do ma lësh një afat ti mu dhe unë do të jap lekët.

Qytetari: Dëgjo Fari, çuni të bëjë burgun e unë të marr lekë në bankë e ti të më thuash kështu nuk më vlen. Sa ështe 20% i joti, i këtyre lekëve?

Avokati: Eshtë 1 milion.

Qytetari: Ato do mbash ti.

Avokati: Unë s’prishem as për 1 milion, as për 2 milion, as për 3 milion.Tani do bëjmë një gjë tjetër me llafe dhe s’ka mo.

Në fund të muajit korrik një milion, në fund të muajit gusht një milion, në fund të muajit shtator një milion, në fund të muajit tetor një milion. Ndryshe nuk ka mundësi vetëm me t’rrjet kot,bme t’thënë ty që t’i jap me rrejt.

Qytetari: Dakort kur të mi japësh ti, i çoj te banka unë.

Avokati: Dakort kështu?

Qytetari: Dakort.

Avokati: Letrat që i ka bë gruaja atje, m’i ke bo që ta dish.

Qytetari: Unë shkoj e heq denoncimin. Kur do fillojmë ne për t’u shly?
Avokati: Muajin tjetër, në fund të muajit korrik – gusht.

Qytetari: Në korrik me sa të vij këtu unë?

Avokati: Në fund të muajit, më 30 korrik.

Qytetari: Më 30 korrik do vij këtu.

Historia përsëritet, ditën në të cilën avokati duhet që t’i kthente lekët klientit, i fik telefonin dhe nuk i përgjigjet. Gazetarja e “Boom” tenton të kontaktojë me  avokatin, cili e kërcënon se nëse i bie përsëri telefonit do të takohen në dyert e drejtësisë.

Avokati vazhdon të ushtrojë profesionin e tij i pa trazuar nga askush, ndërsa klienti  punon si minator me 2 turne çdo ditë duke u zhytur 20 metra nën tokë, për t’i shlyer bankës borxhin që mori për një shërbim që nuk iu ofrua.

TEMAT:

  • SKANDAL
  • SHQIPERI
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Si i kanë punësuar kryebashkiakët bashkëshortet/ët në poste kyçe të administratës (EMRAT)
Previous article Kanceri i gjirit mund të rikthehet 15 vite pas përfundimit të trajtimit

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT