• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDODH NË VLORË/ Zjarrfikësit e Selenicës luftojnë ZJARRIN me çanta shpine… (VIDEO)
Home
Breaking News

NDODH NË VLORË/ Zjarrfikësit e Selenicës luftojnë ZJARRIN me çanta shpine… (VIDEO)

22 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës bashkinë Selenicë pasi ka futur në strukturën e shërbimit zjarrfikës 14 punonjës, në një kohë që kjo bashki nuk ka asnjë makinë zjarrfikëse dhe as pompa.

Që prej janarit të këtij viti me miratimin e qeverisë Bashkia Selenicë, duhet të ngrinte strukturën e shërbimit zjarrfikës. Në prill u miratua kjo strukturë me 14 punonjës të cilët paguhen për një punë që nuk ofrohet për qytetarët. Bashkia Selenicë nuk disponon asnjë infrastrukturë për shërbimin e zjarrfikëses pasi nuk ka as zyra, as mjetet e nevojshme.

Gazetarët e Fiksit iu drejtuan shefit të shërbimit zjarrfikës Petrit Çarçanit për të marrë një përgjigje se ku konsiston puna konkrete e punonjësve. Ai tregoi për Fiksin se kjo strukturë është ngritur në prill të këtij viti me vendim të këshillit bashkiak. “Ne nuk kemi asnjë mjet të domosdoshëm për të ofruar shërbimin zjarrfikës në Bashkinë Selenicë, kemi vetëm disa çanta shpine , por që për momenti nuk i kemi këtu” . Sipas z Çarçani punonjësit këtë periudhë që janë paguar kanë bërë takime me barinjtë për të parandaluar zjarrin. Po ashtu jemi marrë edhe me rregullimin e zyrave të cilat i kemi marrë me qira.

Fiksi iu drejtua edhe kryetarit të Bashkisë Selenicë, Përparim Shametaj për strukturën e shërbimit të zjarrfikësve. Ai pranoi se këta punonjës marrin pagat dhe se presin një mjet nga kryetari i Bashkisë Vlorë. “Punonjësit e shërbimit zjarrfikës bëjnë trajnime, kanë çanta shpinë të cilat shërbejnë në raste emergjencë”, tha Shametaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Inter është i gatshëm të rinovoj kantratën me Spalletin deri në vitin 2021
Previous article TRAGJIKE/ Vonohen mjekët, vdes pacienti. Dyshohet se ai... (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT