• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRAGJIKE/ Vonohen mjekët, vdes pacienti. Dyshohet se ai… (VIDEO)
Home
Rajon

TRAGJIKE/ Vonohen mjekët, vdes pacienti. Dyshohet se ai… (VIDEO)

22 May, 2018 F.autor Rajon

Më 26 mars, Hilmi Dërmala nga Rahoveci, kishte dalë nga shtëpia për të mos u kthyer më i gjallë.

Djemtë e tij, janë ankuar për mungesën e mjekëve ne vendin e punës ditën që babai i tyre ndërroi jetë.

Sipas tyre, 72 vjeçari kishte shkuar në  Qendrën Emergjente të Mjekësisë Familjare në Rahovec rreth orës 06:40 të mëngjesit.

Por, pasi doktori Albion Haxhijaha i kishte dhënë një injeksion, e kishte lënë pacientin nën përkujdesjen e teknikut, raporton T7.

Ky i fundit e dërgoi pacientin në objektin tjetër ku nuk kishte asnjë mjek.

Mjeku Albion Haxhijaha, nuk është prononcuar me arsyetimin se ka dhënë deklaratë para dy muajsh.

Por, një vendim i Komisionit Disiplinor të cilin e ka siguruar Frontal, thotë se Haxhijaha ka shkelur rregulloren e rendit shtëpiak, Ligjin e Punës dhe ka bërë shkelje profesionale mjekësore.

“Punëtori obligohet që të mos e lëshojë orarin e punës gjersa të vjen punëtori i ndërrimit tjetër, duke pritur më së shumti 15 minuta, nëse punëtori nuk vjen të njoftohet eprori i shërbimit të caktuar, shefi apo kryeinfermierja. Në këtë rast Dr. Albion Haxhijaha ka lëshuar pacientin Hilmi Dërmala të vetëm me teknikun”.

Në anën tjetër, mjeku që atë ditë ishte vonuar në punë, thotë se nuk ndjen përgjegjësi profesionale.

Edhe këtij komisioni i ka shqiptuar vërejtje me shkrim, ani pse ky thotë se nuk e ka marrë një të tillë.

Por, për Drejtorin e QKMF-së, Jusuf Korenica, nuk ka arsyetim për vonesat.

E për  këtë arsye, vëllezërit Dërmala i kanë drejtuar një ankesë Drejtorisë së Shëndetësisë në këtë komunë.

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi thotë se rasti është mbyllur, pasi që familja ka kërkuar që rasti të mos shkojë në polici.

Në vendimin e Komisionit Disiplinor, theksohet se atë ditë ka pasur nga personeli mjekësor që janë vonuar deri 25 minuta.

Për këtë arsye, 3 mjekëve dhe 2 teknikëve u është shqiptuar masa disiplinore vërejtje me shkrim.

 https://youtu.be/H7DNOw9YcXc
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË VLORË/ Zjarrfikësit e Selenicës luftojnë ZJARRIN me çanta shpine... (VIDEO)
Previous article Vajza e Sabianit, Keisi, nuk e di çfarë është turpi! Ul pantallonat, tregon të pasmet, por bën veprimin që nuk pritej! (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT