• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Akademia e Sigurisë/ Rama: Kush përfiton nga krimi, nuk gëzon asgjë
Home
Shqipëri

Akademia e Sigurisë/ Rama: Kush përfiton nga krimi, nuk gëzon asgjë

15 November, 2017 Q.Autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është duke zhvilluar një takim me Akademinë e Sigurisë,  ku do të diskutohet mbi sfidat bashkëkohore të sigurisë në vend.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka deklaruar se nevojitet bashkëpunim për të luftuar krimin e organizuar.

“Forca e Ligjit dëshmon vullnetin e qeverisë.”, u shpreh Xhafaj.

“Kjo konferencë ndihmon për të përmbyllur detyrën. Plani i veprimit dhe operacioni forca e ligjit dëshmon vullnetin e qeverise në luftën pa kompromis dhe ndëshkimit të krimit. Ky është buxheti më i lartë në 10 vitet e fundit për rendin dhe sigurinë nga ana e qeverisë, me një rritje prej 70%. Organi hetimor duhet të mbështetet me të dhëna shkencore. Punonjësit e policisë duhet ta mësojnë në Akademinë Policisë ABC e punës. Mbeten kritke procedurat hetimore dhe rregullat e asgjësimit të tyre sipas ligjit. Uroj që kjo konferencë t’i shërbejë gjetjes së alternativave të mundshme për problematikat. Reformimi i Akademisë së Sigurisë dhe rritja e cilësisë së programeve përbejnë prioritete e veçanta për Ministrinë e Brendshme. Ne do punojmë fort për të parë më shumë profesionistë të zotë dhe mësimdhënës të denjë si garanci për të pajisur studentë dhe punonjës më të aftë”- tha Xhafaj.

Rama në fjalën e tij u shpreh: Roli që po mer akademia e sigurisë në funksion të rritjes së kapaciteteve është kyce në luftimin ndaj krimit dhe rëndësia e policisë së shtetit po  provohet cdo ditë e më tepër në të gjithë vendin. Rama falenderon pedagogët e kësaj akademie për rritjen dhe rilindjen e e një gjenerate tjetër.

Në kuadër të një sër reformsh që qeveria ka ndërmar në disa dekada në raport me funksionet e shtetit reforma në sigurinë e shtetit është shumë e rëndësishme.

“Dua ta nis me premisën e qartë se lufta kundër krimit është një luftë që në radhë të parë zhvillohet në fushën e inteligjencës së mirëfilltë, në kuptimin e mendjes. Roli që po merr përditë e më tepër akademia e sigurisë në funksion të rritjes së kapaciteteve në këtë fushë është vërtetë kyç. Rëndësia e vendimit për t’i kthyer Policisë së Shtetit akademinë e saj në vitin 2015 pas 7 vitesh mungese të pashpjegueshme provohet përditë e më tepër në cilësinë e re dhe efektivitetit në rritje të policimit në çdo skaj të vendit. I jam shumë mirënjohës të gjithë pedagogëve dhe pedagogeve të kësaj akademie për rilindjen e një vatre kaq të rëndësishme sa ç’është kjo akademi në funksion të rritjes së një gjenerate tjetër kuadrosh të Policisë së Shtetit, korrektesa e sjelljes dhe profesionalizmi i të cilëve janë një domosdoshmëri e vazhdueshme për Policinë e Shtetit”, tha Rama.

“Ne të gjithë pa asnjë diskutim shohim me kënaqësi përparimet në këtë aspekt dhe presim me padurim brezat e rinj të akademisë së sigurisë që t’i bashkëngjiten policisë në terren në luftën kundër krimit. Jetojmë në një kohë ku zhvillimet revolucionare në fushën e teknologjisë përbëjnë edhe sfida më vete për institucionet ligjzbatuese. Jemi të vetëdijshëm se pas këtyre zhvillimeve nuk është vetëm shteti, trupa e angazhuar në luftën kundër krimit që mund të përfitojë por edhe vetë krimi nga ana tjetër. Sot është bërë e mundur që kushdo ka akses në teknologjinë e avancuar, ndaj elementet apo grupet kriminale kanë një kapacitet keqpërdorues në teknologji”, tha Rama.

 

 

 

 

ERTV Live😊: Akademia e Sigurisë, Tiranë – Konferencë shkencore ndërkombëtare mbi sfidat bashkëkohore të sigurisë

Posted by Edi Rama on Mittwoch, 15. November 2017

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Çelet Panairi i 20 i Librit në Tiranë/ Gjithçka duhet të dini për festën e botimeve shqip 2017
Previous article KRONOLOGJIA/ Nga Kel Demi te Kol Balla, të gjithë ata që drejtuan lajmet e "Top Channel"

Q.Autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË POSTRIBË/ DETAJET: Gjenden një shishe benzinë dhe bombol gazi, dyshohet se pati shpërthime Aktualitet

TRAGJEDIA NË POSTRIBË/ DETAJET: Gjenden një shishe benzinë dhe bombol gazi, dyshohet se pati shpërthime

DETAJE NGA TRAGJEDIA NË SHKODËR/ Trupat u zbuluan nën rrënojat e banesës së djegur, familja sapo ishte kthyer nga Gjermania Aktualitet

DETAJE NGA TRAGJEDIA NË SHKODËR/ Trupat u zbuluan nën rrënojat e banesës së djegur, familja sapo ishte kthyer nga Gjermania

TRAGJEDI NË SHKODËR/ Banesa shkrumbohet nga flakët në Postribë, humbin jetën nëna me dy fëmijët e mitur Aktualitet

TRAGJEDI NË SHKODËR/ Banesa shkrumbohet nga flakët në Postribë, humbin jetën nëna me dy fëmijët e mitur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT