• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI/ Lëvizja për Vorio Epirin feston në Gjirokastër “aneksimin e jugut të Shqipërisë”
Home
Sociale

SKANDALI/ Lëvizja për Vorio Epirin feston në Gjirokastër “aneksimin e jugut të Shqipërisë”

17 May, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Në Bularat të Dropullit gjatë fundjavës së shkuar përfaqësues të qarqeve ekstremiste greke si dhe anëtarë të organizatës Lëvizja për Ringjalljen e Vorio Epirit, kanë zhvilluar aktivitete në përkujtim të Protokollit të Korfuzit, të vitit 1914, duke risjellë në vëmendje tezat e autonomisë së Vorio Epirit

Në tubim është shpalosur edhe flamuri i Vorio Epirit, ndërsa organizatori Mondi Kolila, emigrant shqiptar në Greqi tha se çështja e Vorio Epirit është më e ndjeshme se kurrë, 104 vjet pas vendimit të Protokollit të Korfuzit.

Kreu i bashkisë së Dropullit, Arqile Deçka që i ishte i ftuar në aktivitet, thotë se nuk ka pasur dijeni për përmbajtjen e ceremonisë dhe se është distancuar e larguar sapo është njohur me qëllimet e saj. Ai mohon që ky aktivitet të jetë organizim i bashkisë.

“Si kryetar i bashkisë Bularat, u informova dhe u ftova, por e mora vesh pr çfarë bëhej fjalë dhe u distancova. Kishin ardhur 10-15 përfaqësues nga Greqia, ndërsa ishin ftuar edhe nxënës shkollash dhe punonjës administrate, por nuk shkuan. Nga institucioni i bashkisë nuk mori pjesë askush”, deklaroi kreu i bashkisë Bularat, Arqile Deçka.

Tubimi u mbajt në qendrën e fshatit Bularat, shumë pranë shkollës së mesme, krah monumentit të rezistencës ndaj regjimit komunist dhe mësuesve martirë të periudhës mes viteve 1944-1990. Megjithëse bashkia mohoi që anëtarë të saj të kenë mbështetur aktivitetin, në videon e shpërndarë online duken disa figura lokale publike, përfshire edhe një punonjës bashkie.

Gjatë aktivitetit u bënë deklarata të ashpra kundër qeverisë shqiptare, duke e akuzuar për mosnjohjen e identitetit etnik dhe mohimin e të drejtave të grekëve në zona si Përmeti, Himara apo Korça.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kush është i arrestuari për zhdukjen e tregtarit të perdeve/ Deklarata që e FUNDOSI: Lekët që kishte me vete...
Previous article Privatësia/ Shefi ekzekutiv i Facebookut do të pyetet nga PE

F.autor

Postime të ngjashme

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë Aktualitet

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT