• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Kush është i arrestuari për zhdukjen e tregtarit të perdeve/ Deklarata që e FUNDOSI: Lekët që kishte me vete…
Home
Breaking News

Kush është i arrestuari për zhdukjen e tregtarit të perdeve/ Deklarata që e FUNDOSI: Lekët që kishte me vete…

17 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Për zhdukjen e 30-vjeçarit Fation Fejzillari në fillim të muajit maj, policia ka arrestuar si të dyshuar shokun e tij, Aleksandër Fadili. Dy të rinjtë kishin shkuar për të shitur perde në Laç, ku u deklarua i zhdukur 30-vjeçari Fejzillari.

Për këtë ngjarje ishte vetë shoku i tij, Fadili që denoncoi ngjarjen, por pas hetimit të policisë ai rezulton person i dyshuar. Dyshohet se kjo ngjarje ka lidhje me sasinë e parave që i zhdukuri kishte me vete.

Ja cfare deklaroi ai diten qe iu zhduk shoku:

Aleksandër Fadili: “Jemi kthyer nga Shkodra në Lezhë më datë 29 Prill për të shitur. Nga Lezha kemi ardhur në drejtim të Milotit. Kemi shitur në Milot, nga Miloti kemi ardhur në drejtim të Laçit. Në Laç tek fusha e sportit, e kam zbritur Fatjonin, ka marrë çantën dhe ka dalë për të shitur në orën 18:00.  Doli për të shitur pastaj nuk u kthye më. Unë po prisja tek shkolla e Laçit në qendër, aty e kishim lënë takimin edhe nuk u kthye më. Nga ora 18:00 deri në orën 20:00 s’kemi pasur fare kontakte. Kam kërkuar gjithë natën për Fatjonin, në asnjë vend nuk e gjeta. Binte telefoni, s’ma hapte fare.

Ka rënë telefoni deri në orën 09:00 të mëngjesit. Pastaj ju drejtova policinë në orën 08:00. I kanë rënë dy policë telefonit, atij i binte zilja dhe nuk e ka hapur fare. Aty pastaj bëmë denoncimin. Ka pasur me vete 2.6 milionë që i kishim të fituara nga furnizimi. 1.3 milionë kanë qenë të miat, të tjerat kanë qenë të atij. Kam frikë se mos e ka marrë ndonjëri peng për Lekët se ka pasur me vete. Nuk i njoftova gjatë natës se kisha frikë mos kishte hyrë në bixhoz dhe do kthehej. Pastaj nuk u kthye në mëngjes dhe iu drejtova policisë”.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 29.04.2018, ku ka humbur kontaktet shtetasi F.F. 30 vjeç, banues në Peqin – Elbasan, ju informojmë se:

Nga efektivët e Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, pas një pune disa javore hetimore të mirëfilltë,  të mirëorganizuar dhe me përdorimin e metodave speciale të hetimit, bazuar në provat shkencore të siguruara  u bë ndalimi i shtetasit:

Aleksandër Fadili, 30 vjeç, banues në Peqin – Elbasan ( i cili ka bërë denoncimin e humbjes së shtetasit F.F.), pasi ky  shtetas dyshohet si autori i zhdukjes së shtetasit F.F.

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit si dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve  të ngjarjes.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale ” Vjedhje me pasojë vdekjen” parashikuar nga neni 141 i Kodit Penal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Palestinezët nuk kanë qenë kurrë kaq të vetmuar
Previous article SKANDALI/ Lëvizja për Vorio Epirin feston në Gjirokastër "aneksimin e jugut të Shqipërisë"

F.autor

Postime të ngjashme

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë Aktualitet

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT