Rezultojnë “Fake News” aludimet në disa media, më konkretisht në portale, të cilët flasin për një dorëheqje të mundshme të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Spekulimet erdhën pas publikimit të përgjimit audio nga Partia Demokratike ku pretendohet se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit takon një trafikant droge dhe e orienton atë se ku duhet të gjej lëndë narkotike për ta trafikuar drejt Italisë.
Report Tv kontaktoi me zëdhënësin e Ministrisë së Brendshme, Ardi Bita, i cili përgënjeshtroi informacionet e përhapura nga ëeb-et. Sipas tij, Xhafaj vijon të jetë në detyrë.
Lajmet për dorëheqje, të pavërteta. Ministri Fatmir Xhafaj vijon të jetë ende në zyrë dhe ushtron detyrën me funksion të plotë”. Ka thënë për Report Tv, Ardi Bita, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.


