• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HORRORI I SHQIPTARES/ Zbardhen DETAJET: I dha gji, e MBYTI me facoleta, e futi në qese dhe e la të vdekur në koshin e plehrave… (FOTOT)
Home
Sociale

HORRORI I SHQIPTARES/ Zbardhen DETAJET: I dha gji, e MBYTI me facoleta, e futi në qese dhe e la të vdekur në koshin e plehrave… (FOTOT)

14 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Organet greke të rendit kanë zbardhur vrasjen e një foshnjeje të sapolindur, e cila është gjetur e mbytur në kazanin e plehrave në një lagje të Athinës, 3 muaj më parë. Ato kanë arrestuar një 19-vjeçare dhe nënën e saj 54-vjeçare, të dyja me nënshtetësi greke dhe origjinë nga Shqipëria.

Sipas dëshmisë rrëqethëse që ka dhënë 19-vjeçarja, ajo kishte kuptuar se kishte ngelur shtatzënë pas një lidhjeje që ka pasur, 7 muaj më vonë. Por, në kushtet ku ajo jetonte, vetëm me nënën dhe të vëllanë, nuk donte që ata ta mësonin të vërtetën dhe e ka mbajtur të fshehtë deri ditën që e kanë kapur dhimbjet e lindjes.

Ajo e solli në jetë e vetme fëmijën e saj, në tualetin e shtëpisë në lagjen “Petroupoli” të kryeqytetit. Madje i ka dhënë edhe për të pirë gji, por më pas – sipas dëshmisë së saj, – i ka vënë kartopecetat në gojë që të mos dëgjohej e qara e fëmijës. Më vonë i ka lidhur një kordon rreth grykës dhe e ka mbytur.

Pas aktit barbar të saj ka thirrur nënën e vet, i ka treguar të vërtetën dhe i ka kërkuar një qese plastike për të futur foshnjen. Kur nëna ka parë se fëmija kishte vdekur, e ka hedhur atë në një kazan mbeturinash të lagjes, ku e ka gjetur një ditë më vonë rastësisht një plaçkaxhi, shkruan Tch

19-vjeçarja ka dëshmuar gjithashtu se, pas disa ditësh kaloi pranë kazanit të mbeturinave dhe vendosi lule, në mënyrë që ta falte Zoti për gabimin e bërë.

Organet greke kanë hetuar për më shumë se 3 muaj për këtë ngjarje makabre të ndodhur shkurtin e kaluar, e me ndihmën e teknologjisë dhe krahasimeve të ADN-së së më shumë se 60 vajzave të zonës nën moshën 25-vjeçare, disa prej të cilave me probleme sociale, kanë arritur të gjejnë nënën vrastare.

Dy gratë janë çuar këtë të hënë te prokurori, i cili ka formuluar akuzat ndaj tyre, “vrasje me paramendim” për 19-vjeçaren dhe “bashkëpunim në vrasje” për nënën e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FAKE NEWS" për dorëheqjen e Xhafajt/ Reagon Ministria: Është në krye të detyrës dhe...
Previous article CAS përjashton lojtarin e parë nga Botërori

F.autor

Postime të ngjashme

"MË FTUAN PËR KAFE DHE MË QËLLUAN"/ Përleshja në burgun e Fierit, Denis Bajri tregon si e sulmoi Jurgen Zotaj në qeli Aktualitet

"MË FTUAN PËR KAFE DHE MË QËLLUAN"/ Përleshja në burgun e Fierit, Denis Bajri tregon si e sulmoi Jurgen Zotaj në qeli

HETIMET PËR BALLUKUN/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze

MOTOMJETET NË "SITË" NË TIRANË/ 19 drejtues procedohen penalisht, sekuestrohen mjetet elektrike Aktualitet

MOTOMJETET NË "SITË" NË TIRANË/ 19 drejtues procedohen penalisht, sekuestrohen mjetet elektrike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT