• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Tiranës i shtohen disa “kulla” të tjera
Home
Sociale

Tiranës i shtohen disa “kulla” të tjera

14 November, 2017 F.autor Sociale

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar të paktën 16 vendime të reja në takimin e fundit, që sipas rendit të ditës është mbajtur në datë 10 nëntor.
Ajo që bie në sy është miratimi i një sërë projekteve të reja në ndërtim, si dhe disa hidrocentrale.

Konkretisht janë miratuar dy leje zhvillimore, për kompaninë Invest Society sh.p.k ku e para është një godinë Polifunksionale Europiane Blloku, si dhe një godinë Polifunksionale “West Residence”, me vendndodhje në Rrugën “Ibrahim Rugova” në Tiranë.
Përveç këtyre, këshilli ka miratuar një leje ndërtimi për “Godinë polifunksionale 2, 4, 16 dhe 24 kate “Garden Building”, me vendndodhje në Rrugën e Kavajës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tirana 1 Konstruksion” sh.p.k.

Hidrocentrale të reja dhe ekzistues
Në axhendën e Këshillit Kombëtar të Territorit duket se kanë qenë edhe katër hidrocentrale të rinj, për të cilët u dhanë lejet e ndërtimit. Konkretisht u miratua leje Ndërtimi për hidrocentralin “Kalis”, në ujërat e rrjedhës së lumit të Shmilit, degë e lumit Shkumbin”, Bashkia e Librazhdit, Qarku i Elbasanit”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Erdy Energy” sh.p.k.

Një leje ndërtimi u dha për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Antena”, në lumin e Zallittë Shtamës, Bashkia Mat, Qarku i Dibrës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Derbi – E” sh.p.k. Po kështu ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Letaj”, në përroin e Thekrës dhe në dy degët e tij, Bashkia e Bulqizës, Qarku i Dibrës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Asi-Tre” sh.p.k si dhe ndërtimi i hidrocentralit “Kamenica”, në përroin e Kamenicës, degë e lumit Dunavecit, degë e lumit Devoll, Bashkia e Korçës, Qarku i Korçës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Favina 1” sh.p.k.

Për hidrocentralin Sekë dhe Zais në pellgun ujëmbledhës të lumit të Urakës dhe zallit të Melthit, në Bashkinë e Matit, Qarku i Dibrës dhe Bashkinë e Mirditës, Qarku i Lezhës është dhënë leje zhvillimi.

Për hidrocentralin “Dragobia”, Komuna Margegaj, Qarku i Kukësit”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dragobia Energy” sh.p.k është bërë shtyje e lejes ekzistuese.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Java e nxehtë politike/ Ambasadori Lu shkon në Lezhë (FOTO)
Previous article Pasi nuk njeh më rrogat nën 300 mijë lekë/ Rama ULTIMATUM bizneseve

F.autor

Postime të ngjashme

NIS VITI I RI SHKOLLOR/ Rreth 25 mijë fëmijë ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës Aktualitet

NIS VITI I RI SHKOLLOR/ Rreth 25 mijë fëmijë ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë! Aktualitet

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë!

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Temperatura deri në 29°C, ja zonat ku priten reshje sot Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Temperatura deri në 29°C, ja zonat ku priten reshje sot

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT