• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOSJA KRIMINALE/ Verifikimet për vëllanë e Fatmir Xhafajt, si ndikon kjo tek ministri i Brendshëm
Home
Shqipëri

DOSJA KRIMINALE/ Verifikimet për vëllanë e Fatmir Xhafajt, si ndikon kjo tek ministri i Brendshëm

13 May, 2018 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Prokuroria ka nisur verifikimin për çështjen e shtetasit Agron Xhafaj, i cili është vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Burimet brenda Prokurorisë së Përgjithshme, i thanë “Panoramës” ditën e djeshme se verifikimet kanë nisur të kryhen, kryesisht, pas denoncimeve të njëpasnjëshme të Partisë Demokratike se vëllai i ministrit është dënuar në Itali për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Këto verifikime do të bëhen edhe në kuadër të ligjit antimafia, çka do të thotë se janë kompetencë lëndore e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Në këtë mënyrë, pasuria e Agron Xhafës do të kalojë në sitën e organit të Akuzës, çka mund të prekë edhe vetë ministrin që është familjar i tij.

Gjithashtu, po verifikohet nëse ka urdhërarrest të mbërritur në Shqipëri apo kërkesë për ekstradim, edhe pse këto janë mohuar nga ish-ministri teknik i Drejtësisë, Gazmend Bardhi.

Ditët e fundit, Partia Demokratike ka lëshuar akuza të forta ndaj ministrit Xhafaj për vëllanë e tij, duke e akuzuar atë se ka fshehur dënimin e tij me 7 vjet e dy muaj burgim në Itali. Madje, PD publikoi edhe dosjen dhe vendimin e Gjykatës italiane.

Vetë ministri Xhafaj është distancuar në një dalje publike nga veprimet e vëllait të tij, e megjithatë ai tha se Agron Xhafaj u gjend në vendin e gabuar me njerëzit e gabuar. Por le t’i rikthehemi dosjes së publikuar nga PD, e cila thotë se Gjykata e Kasacionit në Itali, me vendimin e datës 25 shtator 2012, ka rrëzuar ankimin e Agron Xhafajt, duke lënë në fuqi vendimin e 12 tetorit 2008, që e dënon atë me 7 vjet e dy muaj burgim.

Bëhet fjalë, sipas PD, për një vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Leçes dhe është vendim i formës së prerë. PD thotë se Agron Xhafaj është shpallur fajtor për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, që kishte për synim trafikun ndërkombëtar të drogës përmes Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Xhafaj bënte pjesë në një prej grupeve kriminale që shkëmbeu 50 kg heroinë me 300 kg kokainë me një grup tjetër.

Gjithashtu, PD thotë se Xhafaj është akuzuar edhe për drejtimin e një rrjeti të shpërndarësve të heroinës, kanabisit dhe kokainës në Bolonja të Italisë. Gjithashtu, sipas PD-së, ka pasur edhe lidhje me trafikantë nga Shqipëria.

Dosja, sipas PDsë, posedon edhe përgjime telefonike që kanë implikuar vëllanë e ministrit Xhafaj. Çështja e vëllait të Fatmir Xhafajt ka ndezur edhe replika mes Kryeministrit Rama dhe ambasadorit Lu.

Ky i fundit deklaroi se çështja po ndiqej me përparësi nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Pas këtyre deklaratave, Prokuroria e Përgjithshme urdhëroi verifikim për rastin. PD kërkon dorëheqjen e ministrit Xhafaj, ndërsa ky i fundit mbrohet se ka qenë një prej personave që ka punuar më shumë për Reformën në Drejtësi./Panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sulmi me thikë në Paris, ISIS merr përgjegjësinë
Previous article Neymar te Real Madrid? Më në fund vendos presidenti Al Khelaifi...

Redaktor2

Postime të ngjashme

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë Politikë

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët Aktualitet

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët

EMRAT/ Bëhet publik grupi koordinator i protestës. Letra ambasadorëve kryesorë në Tiranë për pesë kërkesat e tyre Aktualitet

EMRAT/ Bëhet publik grupi koordinator i protestës. Letra ambasadorëve kryesorë në Tiranë për pesë kërkesat e tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT