Autoritetet franceze kanë deklaruar se sulmuesi me thikë në Paris mbrëmjen e së shtunës ishte qytetar francez i lindur në një rajon të Çecenisë së Rusisë më 1997.
Sulmuesi është qëlluar për vdekje nga policia pas vrasjes së një personi 29 vjecar dhe plagosjes së disa personave në lagjen Opera Garnier të Parisit.
Prindërit e sulmuesit janë ndaluar nga policia për t’u marrë në pyetje lidhur me hetimin për terrorizëm.
Ministri i Brendshëm francez mbajti mbledhjen e sigurisë më 13 maj për të adresuar sulmin.
Grupi militant Shteti Islamik, përmes agjencisë së tyre të lajmeve “Amaq”, pohoi se sulmuesi ishte një nga “ushtarët” e tyre.
Pas sulmit, presidenti francez Emmanuel Macron tha se Franca sërish “paguajti çmimin e gjakderdhjes”, por që nuk do të dorëzohen ndaj “armiqëve të lirisë”.
Prokurori francez Francois Molins tha se autoritetet që luftojnë terrorizmin po hetojnë sulmin, ndërkaq dëshmitarët kanë theksuar se i dyshuari ka thirrur “Allahu Akbar” (Zoti është më i madhi) në gjuhën arabe.
Si pasojë e sulmit me thikë në Paris, një person u vra dhe disa të tjera u plagosën. Agresori, i cili nuk është identifikuar, u eliminua fizikisht nga policia.
Dëshmitarë okularë thanë se agresori thirri Allahu Akbar apo zoti është i madh ndërsa ju vërsul kalimtarëve.
Po ashtu raportohet se agjentët e policisë tentuan fillimisht ndalin të dyshuarin me pistoletat elektrike, por kur kjo nuk funksionoi, ata hapën zjarr duke e vrarë atë.


