• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Marrëveshja e Trump me Iranin, Tritan Shehu: Shqipëria duhet të mbështesë Amerikën dhe jo të…
Home
Shqipëri

Marrëveshja e Trump me Iranin, Tritan Shehu: Shqipëria duhet të mbështesë Amerikën dhe jo të…

11 May, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu, sot nënkryetar i komisionit të jashtëm parlamentar thotë se Shqipëria duhet të ndjekë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sa i takon vendimeve që kanë të bëjnë me çështjet e sigurisë. Shehu i referohet vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për të anuluar marrëveshjen bërthamore me Iranin.

tritan shehuAi thotë se qëndrimi i Shqipërisë duhet të jetë pro SHBA-ve duke e argumentuar qëndrimin e tij, për të cilin thotë se është zyrtarisht edhe i PD-së. Shehu thekson se asnjë çështje botërore sigurie nuk mund të zgjidhet pa SHBA-të. Sipas tij, SHBA-të janë garanti kryesor në botë për vlerat e demokracisë, lirisë, stabilitetit, paqes dhe për më tepër mbështetësi i madh i joni në të gjitha proceset tona. Deputeti demokrat deklaron se Shqipëria nuk duhet të përsërisë gabimin e bërë me rezolutat në OKB.

Të flasim për vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për të anuluar marrëveshjen për armët bërthamore me Iranin, ju thatë se vendi ynë duhet ta mbështeste këtë vendim. Pse?

Shiko, parimi universal i joni, i Shqipërisë është i qartë. Ne jemi një vend i vogël, nuk jemi as Gjermania, as Franca, as Turqia, as Britania që të kemi interesa të mëdha gjeo-politike në botë. Interesat tona janë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe roli jonë që mund të luajmë është vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Nuk duhet të kemi iluzione. Nuk luajmë dot rol ne në Lindjen e Mesme, Lindjen e largët. Ne nuk kemi interesa aty dhe as mund të luajmë role aty. Interesat tona janë të vendosura në Ballkanin Perëndimor ku edhe mund të kemi një rol realisht stabilizues që e kemi luajtur përgjithësisht megjithëse kohët e fundit është thyer.

Problemet e sigurisë që lidhen me çështje të mëdha botërore, ne duhet të ndjekim hap pas hapi SHBA-të. Kjo është deviza e PD-së dhe unë flas zyrtarisht në emër të PD-së. E kemi theksuar edhe në parlament këtë gjë. Në çështjet e sigurisë ne ndjekim SHBA-të. Për disa arsye. Asnjë çështje botërore sigurie nuk mund të zgjidhet pa SHBA-të, mos të ketë iluzione askush. Garanti kryesor në botë për vlerat e demokracisë, lirisë, stabilitetit, paqes në botë janë SHBA-të. Mbështetësi i madh i joni në të gjitha proceset tona, të mrekullueshme që kanë pasur shqiptarët këtë kohë, lirimi i Kosovës, shqiptarët në Maqedoni, shqiptarët në Mal të Zi, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, zhvillimi i Shqipërisë, lidhen kryekëput me SHBA-të.

Pra, neve absolutisht e kemi për detyrë të ndjekim SHBA-të në problemet gjeopolitike, në problemet e sigurisë dhe këtu nuk duhet të kemi asnjë iluzion, asnjë lëkundje dhe asnjë gabim, siç bëmë për shembull në dhjetor kur ne duke miratuar dy rezoluta kundër SHBA-ve, një në konferencën islamike, ishte shumë e egër dhe një në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, edhe ajo godiste rolin e SHBA-ve ne bëmë dy gabime të mëdha fatale.

Ne si PD kërkuam të korrigjoheshim dhe paraqitëm një rezolutë në parlament, fatkeqësisht maxhoranca nuk pranoi ta miratonte rezolutën tonë duke qëndruar peng i gabimeve të saj. Është një moment tani që qeveria, maxhoranca të prononcohet për këtë gjë për të treguar që ka kuptuar nga gabimet e së kaluarës dhe që është e vendosur të ndjekë SHBA-të për çështjet e sigurisë. Problemi i marrëveshjes me Iranin është një problem shumë i rëndësishëm sigurie që kalon krejtësisht dimensionet tona, mundësitë tona, rolin tonë, interesat tona të veçanta.

Pra, është një pikë që ne duhet të ndjekim hap pas hapi SHBA-të. Unë e di mirë që SHBA-të e dinë mirë çfarë po bëjnë, ka ide të qarta, që po detyrojnë edhe Kim Jong un të çarmatoset. Ishte një vendim i vështirë, jo i lehtë, kompleks por SHBA-të janë të bindur se ai vendim i shërben paqes dhe stabilitetit jo vetëm në atë rajon por edhe në botë për të shkuar drejt çarmatimit të plotë dhe të sigurt dhe për të hequr rrezikun e armëve bërthamore, siç po vepron me Korenë e Veriut që duket se është afër suksesit, shpresojmë të shkojë me sukses.

Duke qëndruar pranë SHBA-ve mos vallë largohemi nga BE-ja?

Absolutisht jo. Marrim rezolutat që kaluan në dhjetor: shtatë vende të BE-së nuk votuan kundër SHBA-së, anëtarë të BE-së. Sepse nuk kishte një vendim të BE-së. Edhe tani nuk ka asnjë vendim zyrtar të BE-së, ka një prononcim të Mogherinit e kaq. Nuk është vendim i Këshillit. Aq më tepër që nuk jemi anëtar i BE-së. Shtetet europiane nuk mund të ndahen nga SHBA-të. Do jenë bashkë me SHBA-të në fund. Trump tha se ne i kemi sinkronizuar këto gjëra me aleatët tanë. Ne duhet të jemi koshientë dhe të shprehim pozicionin tonë që në çështje të sigurisë ne ndjekim vetëm SHBA-të.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Librat FALAS për arsimin parauniversitar/ Do të përfitojnë rreth 200 mijë fëmijë të kategorive të veçanta
Previous article U dëmtua në finalen e kupës së Francës, Dani Alves humbet Botërorin

k.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik Politikë

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT