Integrimi i Shqipërisë në BE, 8 deputetë Holandezë mbërrijnë në Tiranë. Qëllimi i kësaj vizite është të shohin ecurinë e reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare.
Delegacioni drejtohet nga Malik Azmani që i përket partisë për Liri dhe Demokraci ndërsa anëtarë janë Anne Mulder po nga e njëjta parti.
Kees Verhoeven nga partia Demokratët 66, Bram Van Ojik të Gjelbrit e Majtë, Frank Futselaar Partia Socialiste, Stieneke Van der Graaf Unioni Kristian, Mr Pieter Omtzigt partia Kristian Demokrate dhe Jeffrey Van Haaster
Në fund të vizitës, të gjitha mbledhjet do të pasqyrohen në një raport për Parlamentin Holandez.
Deputetët janë shprehur se procesi i vetingut është shumë i rëndësshëm. Sipas tyre të gjithë ë korruptuarit do të përballen me drejtësinë.
Ata u shprehën se kanë patur bisedime të dobishme në Shqipëri dhe se të gjitha vendet pretendente për anëtarësimin në BE do t’i vizitojnë duke përcjell nga një raport në parlamentin Holandez përsa i përket ecurisë së reformave të ndërmarra.
Përgatiti: AlpeNews.al


