Djali i vetëm i shkrimtares Flutura Açka është ndarë nga jeta në moshën 18-vjeçare pas një sëmundje të rëndë. Lajmi është bërë i ditur nga vet shkrimtarja në një postim në rrjetet sociale.
Ishte një ngjarje e rëndë, por gjithësesi e ditur, pasi ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Në një postim në rrjete sociale Flutura ka shkruar një urim shumë të ndjerë për të birin kur kishte ditëlindjen.
Ai u nda nga jeta në moshën 18 vjecare, lajm të cilin e bëri të ditur nëna e tij.
Postimi në rrjetet sociale i shkrimtares Flutura Açka:
Miqtë e mi,
Mbrëmë, në një orë të vonë të natës, u nda nga jeta Biri im i vetëm, Jerin van den Brink, në të tetëmbëdhjetat e tij, prej një sëmundjeje shumë të rrallë, nga e cila vuajti kohët e fundit. Nuk është e lehtë për një nënë ta lyejë bojën me të zezë për të tillë lajm, as ta pranojë humbjen e qenies më të dashur që pata, dhe kam, mbi këtë dhé. Me drojën se nuk do të mësohem kurrë me mungesën e tij, uroj të dëgjoj vetëm lajme të mira prej jush. Sipas dëshirës së Jerinit, ceremonia e lamtumirës do të mbahet me një rreth të ngushtë familjar e shoqëror në Utrecht të Holandës, ku im Bir jetonte prej disa vitesh, pas një fëmijërie të gjatë në Shqipëri. Për miqtë e mi në Shqipëri, do të jem në Atdhe përgjatë muajit Qershor.
Në postimin e shkrimtares janë me mijëra komente ngushëllimi, gjithashtu dhe në profilin e djalit të saj, miqtë e tij po reagojnë duke qarë.
Jerini merrej me aktrim, gjë të cilën e ka treguar vet në rrjetin e tij social./AlpeNews.al







