Shkrimtari Junot Diaz, fitues i çmimit Pulitzer është tërhequr nga një festival letrar në Australi pasi një shkrimtare tjetër e SHBA e ka akuzuar për ngacmim seksual.
Gjithçka ka ndodhur gjatë një sesioni në Festivalin e Shkrimtarëve të Sidneit, ku ai u përball me Zinzi Clemmons, e cila pretendonte se e kishte puthur me forcë gjashtë vjet më parë.
Dy shkrimtare të tjera femra e kanë akuzuar atë për mizogjini,(urrejtje dhe fyerje ndaj grave).
Duke folur për New York Times, zoti Diaz, 49 vjeç, tha se ai mori përgjegjësinë për të kaluarën e tij.
Muajin e kaluar, autori dominikano-amerikan – i cili fitoi Pulitzer për librin e tij “The Wonderful Life” të Oscar Wao-it, shkroi një artikull që përshkruante se si u përdhunua fëmijë.
Gjatë një aktiviteti në Festivalin e Shkrimtarëve të Sidneit, znj. Clemmons iu referua artikullit dhe më pas e pyeti se pse ai e kishte trajtuar atë ashtu, thanë të pranishmit në gazetën Neë York Times.
Ajo pastaj përsëriti akuzat në mediat sociale, duke thënë se incidenti ndodhi kur ishte 26 vjeç dhe pretendonte se nuk ishte e vetmja që ai kishte ngacmuar seksualisht.
Ajo shtoi se besonte se artikulli i Z. Diaz për përvojën e tij të përdhunimit ishte shkruar për të tërhequr vëmendjen nga akuzat për sjelljen e tij, ngaqë ai kishte frikë se do të zbulohej.
Në artikullin e z. Diaz në New Yorker, ai tha se pas dhunimit ai vuajti nga depresioni dhe “zemërimi i pakontrollueshëm”.
Ai tha se marrëdhëniet e mëvonshme me gratë ishin të trazuara dhe ai e kishte të vështirë të qëndronte besnik.


