Ka vdekur Shenoll Devaja, ish-bashkëshorti i Ermira Mehmetit, deputete e BDI në Maqedoni, e cila u largua nga politika pas publikimeve të një audio skandali ku supozohej se ajo po zhvillonte biseda erotike me zv kryeministrin e Maqedonisë. Ajo i mohoi akuzat të cilat i quajti të montuara për luftë të brendshme politike.
Shenolli ka qenë zv ambasador i Maqedonisë në Shqipëri, ndërsa ka qenë i punësuar në ministrinë e jashtme të Maqedonisë.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur vëllai i tij, Shpend Devaja, përndryshe bashkëshort i Teuta Arifit.
“Të nderuar miq, ju njoftoj se sonte ndërroi jetë vllau im i dashur dhe i respektuar Shenoll Devaja. Allahu xh.sh. e shpërbleftë me xhehnet. Varrimi bëhet nesër pas namazit te ikindisë. Nisja bëhet nga xhamia e re në Çair-Shkup”, ka shkruar Shpend Devaja.
Shenoll Devaja ka qenë i martuar me Ermira Mehmetin, me të cilën kanë një djalë. Ata kishin disa vjet të divorcuar.


